|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Ymer
Haxhi Prizreni |
|||
|
|
Veprimtar i shquar i Lėvizjes Kombėtare, njė nga udhėheqėsit
kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe kryetar i
qeverisė sė pėrkohshme tė formuar nė periudhėn e fundit tė saj.
Pasi kreu studimet pėr
teologji islamike, punoi nė medresenė e Prizrenit ku u shqua qysh herėt si
pėrkrahės i shtresave tė ulėta kundėr padrejtėsive tė administratės osmane.
Sapo filloi Lufta
Ruso-turke (1877-1878), u ngrit sė bashku me patriotė tė tjerė shqiptarė pėr
tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė kėrkuar tė drejtat
e saj kombėtare. Organizoi komisionin e vetėmbrojtjes pėr sanxhakun e
Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera qė u formuan nė Kosovė, mori
pėrsipėr tė kundėrshtonte synimet aneksioniste tė Serbisė dhe tė sistemonte
muhaxhirėt e shumtė qė u dėbuan nga ushtria serbe. Mė 1877 u zgjodh deputet
nė parlamentin e dytė osman. Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis pėr tė mos rėnė nė dorė tė autoriteteve osmane. U vendos nė Ulqin dhe nuk pranoi tė kthehej, megjithėse sulltani i premtoi falje e ofiqe tė larta. Vdiq nė Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.
|
|
|
/
/
/
bravenet.com