|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Teuta |
|||
|
|
Regjente e
mbretėrisė ilire nė vitet 230-228 p.e.r. U vu nė krye tė mbretėrisė pas
vdekjes sė tė shoqit, Agronit , si tutore e Pimit, birit tė mitur tė tij,
qė e kishte me gruan e dytė, Triteutėn. Ndoqi politikėn e
Agronit dhe zhvilloi njė veprimtari energjike. Pėrballoi
rivalitetet e brendshme, ruajti aleancėn me Maqedoninė dhe e rriti fuqinė
politike tė mbretėrisė. Nė vitin 230 p.e.r. ndėrmori
sulmin kundėr Lidhjes Epirote, pushtoi kryeqytetin e saj, Foiniken, dhe e
detyroi Epirin tė shkėputej nga aleanca me etolėt dhe tė lidhej me mbretėrinė
ilire. Me pėrfundimin nė tė njėjtėn kohė edhe tė njė
rrjeti aleancash tė tilla me Lidhjen Akarnane, krijoi njė kufi tė
drejtpėrdrejtė midis Mbretėrisė ilire e botės greke. Ndėrkaq forcimi i pozitės sė mbretėrisė ilire nė Ballkan binte
ndesh me politikėn ekspansioniste tė fuqisė sė re mesdhetare, Romės, e cila
nė kėtė kohė ishte drejtuar nga lindja. Teuta pėrballoi me dinjitet
diktatin dhe veprimet provokuese tė senatit romak, pa mundur tė mėnjanojė
konfliktin e armatosur, qė shpėrtheu me ndėrhyrjen e parė romake nė Iliri nė
vitin 229 p.e.r. Edhe pse Teuta mori masa tė rėndėsishme pėr t'i dalė
rrezikut pėrpara, duke angazhuar forcat e saj kryesore nė mbrojtjen e vijės
bregdetare, nuk pati sukses. Plani i saj pėr tė pushtuar
Istin, Dyrrahun, Apolloninė dhe Korkyrėn dėshtoi. Pas tradhtisė sė
komandantit tė saj, Demetėr Farit qė u dorėzoi romakėve Korkyrėn e pushtuar,
Teuta u detyrua tė heqė bllokadėn detare edhe nga qytetet e tjera. Qėndresa e mėtejshme qė bėnė ilirėt nė tokat e ardiejve dhe
sidomos nė qytetin Nutria duke u shkaktuar romakėve humbje tė rėnda, nuk e
ndryshoi fatin e luftės. Pas kėsaj Teuta me forca tė
pakta u mbyll nė qytetin e fortifikuar tė Rizonit; nė pranverė tė 228 p.e.r.
dėrgoi nė Romė pėrfaqėsuesin e vet dhe pėrfundoi me senatin njė paqe me
kushte shumė tė rėnda pėr ilirėt. Pas kėsaj
ngjarjeje Teuta kishte abdikuar ose kishte vdekur dhe nuk pėrmendet mė.
Nė krye tė mbretėrisė ilire u vu si regjent Demetėr Fari.
|
|
|
/
/
bravenet.com