BAJVIT - biografi

Sulejman Vokshi

 

 

Vokshi Sulejman (1815-1890).

Veprimtar dhe figurė e shquar e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Hero i Popullit. Lindi nė Gjakovė nga njė familje me tradita kombėtare, pjesėmarrėse nė kryengritjet antiosmane kundėr Tanzimatit. Veprimtarinė patriotike e filloi qė nė moshėn djaloshare. Nė vitet 40tė shek. XIX mori pjesė me armė kundėr reformave tė Tanzimatit dhe prandaj qeveria osmane e internoi dhe e burgosi shumėherė. Lidhja Shqiptare Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e pėrgatitur nė tė gjitha drejtimet si luftėtar e udhėheqės i shquar popullor dhe me koncepte tė qarta politike. Ishte njė nga nismėtarėt e themelimit tė saj dhe gjatė veprimtarisė sė Lidhjes njė ndėr udhėheqėsit kryesorė, politikė e ushtarakė, anėtar i Komitetit Qendror dhe pėrfaqėsues konsekuent i krahut revolucionar tė saj. Ai qėndroi jo vetėm nė ballė tė luftės pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė trojeve shqiptare, por edhe tė luftės pėr realizimin me forcėn e armėve tė autonomisė sė mbarė trojeve shqiptare si shkallė e parė, e kushtėzuar nga rrethanat e brendshme dhe tė jashtme, e luftės pėr fitoren e pavarėsisė sė plotė.

Qeveria e pėrkohshme e Lidhjes shqiptare e ngarkoi me detyrėn e udhėheqėsit ushtarak tė forcave tė armatosura tė ushtrisė kombėtare tė saj, ishte edhe kryetar i komisionit tė ardhurave dhe financave. Ishte drejtues i Degės sė Lidhjes pėr Gjakovėn dhe njė nga organizatorėt e ngjarjeve tė Gjakovės qė shpunė nė vrasjen e mareshalit osman Mehmet Ali Pashė Maxhari, tradhtar i interesave kombėtare. Si anėtar i Shtabit ushtarak tė Lidhjes, Sulejman Vokshi ishte njė nga udhėheqėsit e luftėtarėve shqiptarė nė betejat pėr mbrojtjen e Plavės e Gucisė, qė shpunė nė shpartallimin e forcave tė Malit tė Zi. Me shpalljen e autonomisė dhe krijimin e "Kuvernės sė Pėrdorme", ishte krahas Abdyl Frashėrit, Ymer Prizrenit e tė tjerėve, nė krye tė kėsaj me cilėsinė e komandantit tė forcave pėr mbrojtjen. Forcat e Lidhjes nėn komandėn e tij brenda njė kohe fare tė shkurtėr e shtrinė pushtetin popullor administrativ e ushtarak tė Lidhjes nė Shkup, Prishtinė, Mitrovicė, Lumė, Guci, Vuēitėrn, Preshevė etj. Nėn drejtimin e tij si kryetar i shtabit tė forcave shqiptare dhe me pjesėmarrjen e tij direkte u zhvillua edhe lufta heroike pėr mbrojtjen e Lidhjes nė Shtimje e Slivovė kundėr forcave osmane tė Dervish Pashės. E vazhdoi qėndresėn kundėr pushtuesit osman edhe pas thyerjes sė Lidhjes shqiptare dhe shpėrndarjes sė qeverisė sė saj deri mė 1885, madje ai organizoi nė kėtė vit njė kryengritje tjetėr kundėr pushtuesve qė shpėrtheu nė Kosovė. U kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si njė nga udhėheqėsit mė tė rrezikshėm tė Lidhjes, prandaj gjykata e jashtėzakonshme e Prizrenit e dėnoi me vdekje. Por para presionit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare u detyrua ta lirojė pas burgimit. Sulejman Vokshi radhitet ndėr udhėheqėsit e luftėtarėt konsekuentė tė popullit shqiptar nė luftėn pėr realizimin e sigurimin e unitetit tė tij kombėtar e shtetėror. Figura e tij u pėrjetėsua edhe nga kėngėt popullore historike tė asaj periudhe. Vdiq nė Gjakovė.

 

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti