BAJVIT -  Biografi   

 

Shtjefėn Kostandin Gjeēovi

 

 

GJEĒOVI Shtjefėn Kostandin (Mėhill Kostandin Gjeēi-Kryeziu, 1873-1929).

Veprimtar i shquar i lėvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar. Lindi nė Janjevė, nė njė familje me prejardhje nga Kryeziu i Pukės. Vazhdoi mėsimet nė kolegjin fetar tė Troshanit (Lezhė) e mė pas nė Bosnjė. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishės nuk ia ndėrruan dot natyrėn e njė malėsori luftarak, me dashuri tė flaktė pėr atdheun, pėr popullin dhe pėr kulturėn e tij tė lashtė. Nė Kurbin mė 1906 u ngrit me forcė nė mbrojtje tė luftėtarėve tė lirisė, kur shėrbente nė Gomsiqe tė Mirditės, mė 1909-1912 mori pjesė gjallėrisht nė organizimin e kryengritjes antiosmane nė ato anė dhe vetė u radhit nė ēetat e luftėtarėve tė lirisė; u ngrit mė 1914 me guxim kundėr grabitjeve, pėrdhunimeve e padrejtėsive qė bėnte nė popull ushtria pushtuese austro-hungareze; mė 1920 mori pjesė nė luftėn pėr  ēlirimin e Vlorės nga pushtuesit italianė. Nė Zara tė Dalmacisė, nė Pejė, nė Gjakovė luftoi kundėr synimeve shkombėtarizuese tė serbomėdhenjve ndaj popullsisė e kulturės shqiptare. Pėr kėtė arsye e vranė serbomėdhenjtė nė Zym tė Gjakovės. Shkrimet letrare e shkencore tė Shtjefėn Gjeēovit i pėrshkojnė ndjenjat e atdhetarisė, idetė e pėrparimit tė vendit nėpėrmjet dijes e kulturės. Mė 1910 botoi veprėn morale-didaktike Agimi i Gjytetnisė. Ėshtė ndėr autorėt e parė tė dramės shqipe me Dashtunia e Atdheut (1901). Nė shkrimet e mbetura tė pabotuara, ndihen shqetėsimet e autorit pėr problemet kombėtare e shoqėrore.("Shqiptari ngadhnjyes" 1904; "Princi i Dibrave apo Mojs Golemi" 1904; "Mėnera e Prezės"1902, "Pėrkrenarja e Skėnderbeut", etj). 

  Ndihmesėn mė tė rėndėsishme Shtjefėn Gjeēovi e dha nė fushėn e etnografisė. Me njė punė shumėvjeēare pėrgatiti pėr botim veprėn madhore Kanuni i Lekė Dukagjinit (Shkodėr, 1933), qė e bėri tė njohur nė botėn shkencore. Ka lėnė gjithashtu shkrime tė shumta, tė botuara e tė pabotuara, pėr doke e zakone tė lindjes, tė martesės e tė vdekjes, pėr gjėmėn, pėr mikpritjen e besėn shqiptare, pėr pėrshėndetje e fjalė tė urta, por mė sė shumti u mor me tė drejtėn zakonore tė popullit tonė. Nė punimet e tij bėri pėrpjekje t'i lidhte mitet e besimet e lashta vendase tė popullit tonė me ato trako-ilire e pellazge.

  U interesua pėr arkeologjinė, mblodhi disa qindra objekte arkeologjike dhe bėri disa shkrime nė kėtė fushė.

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - Biografi untitled
viviti