|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Shote
Galica |
|||
|
|
GALICA Shote (Qerime Galica, 1895-1927). Luftėtare
e shquar e ēetave kryengritėse kosovare pėr ēlirimin e bashkimin kombėtar tė tė
gjitha viseve shqiptare dhe per njė regjim shtetėror demokratik nė Shqipėri,
Heroinė e Popullit. Pa pėrfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra tė fesė e
tė kanunit luftoi heroikisht pėr 12 vjet me radhė kundėr pushtuesve serbė,
austrohungarezė e bullgarė. Shote
Galica mori pjesė nė mė shumė se 40 aksione tė rėndėsishme kundėr armikut.
Kundėrshtoi
me konsekuencė politikėn e dhunės e tė terrorit tė regjimit shovinist tė
Beogradit ndaj popullsisė shqiptare, shpronėsimin e shpėrnguljen e saj dhe
kolonizimin sllav tė trevave shqiptare Mė 1919 mori pjesė nė Kryengritjen e
Rrafshit tė Dukagjinit, ndėrsa mė 1922-1923 luftoi pėr; mbrojtjen e
"Zonės Neutrale" tė Junikut, e cila shėrbente si bazė pėr
kryengritjen e Kosovės e tė Malėsisė. Nė korrik 1924
mori pjesė nė mbrojtjen e zonės sė lirė tė Drenicės ("Arbanisė sė
Vogėl" Nė korrik 1924 pas vdekjes sė tė shoqit Azem Galicės, vazhdoi
luftimet nė krye tė ēetės sė tij. Sė bashku me qindra luftėtarė tė Kosovės nė
dhjetor tė 1924 luftoi kundėr ushtrive intervencioniste serbe e
bjellogardiste dhe mercenarėve tė A. Zogut. Humbi
nė luftime ose nga masakrat e shovinistėve serbė 22 anėtarė tė familjes.
Nga
fundi i vitit 1926 Shote Galica u vendos nė Shqipėri, ku vdiq nė Fushė-Krujė
e braktisur nga regjimi zogist.
|
|
|
/
/
bravenet.com