|
BAJVIT - biografi |
||
|
Sami
Frashėri |
||
|
|
Rilindės i shquar, ideologu kryesor i Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė literaturėn e huaj
ėshtė njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor
1850. Mėsimet
e para i mori nė fshatin e lindjes. Mė 1865 sė bashku me pesė vėllezėrit e tij
dhe dy motrat u vendos nė Janinė. Kėtu sė bashku me Naimin, Sami Frashėri
kreu shkollėn e mesme greke "Zosimea" ku pėrveē kulturės sė
pėrgjithshme, pėrvetėsoi, krahas greqishtes sė re e tė vjetėr edhe gjuhėn
latine, gjuhėn frėnge dhe italiane. Nga mėsuesit e medreseve tė Janinės mėsoi
arabisht dhe persisht. Mė 1872 u vendos nė
Stamboll ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin dhe
bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė
pėrparimtarė tė lėvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte njė ndėr
organizatorėt kryesorė tė "Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė kombėsisė shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqėrisė
sė tė shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.
Sami Frashėri drejtoi
revistat e para nė gjuhėn shqip "Drita" dhe pastaj
"Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi njė varg artikujsh.
Pėr nevojat e
shkollės shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhės shqipe" (1886),
"Shkronjėtore e gjuhės shqipe" (gramatika, 1886) dhe
"Dheshkronjė" (Gjeografia, 1888) nė gjuhėn shqipe. E kėtij mendimtari tė
shquar patriot demokrat iluminist ėshtė "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e
ē'do tė bėhet", botuar mė 1899 pa emėr autori nė Bukuresht.
Ky traktat u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė
sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe taktikėn e saj. Nė tė u shprehėn idealet
demokratike tė zhvillimit politik e shoqėror tė vendit, tė zhvillimit tė
arsimit, tė kulturės e tė shkencės. Sami Frashėri hartoi dhe njė fjalor tė
gjuhės shqipe qė mbeti i pabotuar, la gjithashtu nė dorėshkrim njė
pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare. Ēėshtjen shqiptare Sami
Frashėri e mbrojti edhe nė organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi sidomos
nė gazetėn turqisht "Terxhuman-i Shark". Sami
Frashėri ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke dhe arabe duke
pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė i drejtoi duke botuar vetė nė to. Ēėshtjen
shqiptare dhe historinė e popullit shqiptar Sami Frashėri i trajton edhe nė
veprat nė gjuhėn turke e sidomos nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si
edhe nė veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashėri dha
kontributin e tij tė vyer nė disa fusha tė shkencės ku u dallua si
pėrfaqėsues i mendimit tė pėrparuar materialist jo vetėm pėr Shqipėrinė, por
edhe pėr vendet e Lindjes. Ėshtė autor i fjalorit normativ tė gjuhės
turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerėn e vet tė madhe edhe nė ditėt e
sotme. Fjalori
"Kamus-i türki" pėrmban mbi 40
mijė fjalė e shprehje gjuhėsore dhe ėshtė pajisur me njė parathėnie tė gjatė
tė shkruar nga vetė Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e njė
gjuhe letrare. Samiu
ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882);
turqisht-frėngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi).
Vepra madhore e Sami Frashėri nė gjuhėn turke ėshtė Enciklopedia e tij
"Kamus-ul alām"
(1900) nė 6 vėllime, ku Samiu u jep njė vend tė dukshėm botės shqiptare,
figurave tė rėndėsishme qė ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė
tij. Nė enciklopedinė e Samiut gjenden njoftime pėr institucionet shtetėrore,
arsimore, fetare etj.,
si edhe tė dhėna gjeografike jo vetėm pėr qytetet dhe qendrat administrative
mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, por edhe pėr fshatrat mė tė njohura. Si shkrimtar Sami
Frashėri shkroi nė gjuhėn turke drama e romane. Vepra mė e rėndėsishme
tregimtare Sami Frashėri "Besa" e botuar mė 1875 e ka marrė
subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq nė teatrin perandorak nė
Stamboll mė 1874, njė vit para se tė botohej. Pėr popullarizimin e
dijeve shkencore shkroi disa libra dhe broshura tė cilat i pėrmblodhi nė
"Bibliotekėn e xhepit", hartoi tekste tė ndryshme, botoi antologji
me pjesė tė zgjedhura nga letėrsia botėrore dhe kryesisht orientale; ai la nė
dorėshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhėsisė dhe e letėrsisė.
Sami Frashėri ishte edhe
njė gazetar i talentuar. Ai ka bashkėpunuar me shkrime dhe ka
qenė redaktor dhe kryeredaktor nė disa gazeta " Nė
punėn krijuese tė Sami Frashėri njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe pėrkthimet,
e kryesisht ato nga frėngjishtja. Ai shquhej pėr kulturėn e tij tė gjerė nė shumė fusha.
Biblioteka
personale e tij kishte 20 000 vėllime. Pėr veprimtarinė
patriotike edhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkon veprat e tij Porta e
Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashėri duke e internuar e izoluar.
Vitet e fundit atij
i qe ndaluar tė dilte nga
shtėpia. Vdiq
nė Stamboll. |
/
/
bravenet.com