|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Qemal
Stafa |
|||
|
|
Figurė e shquar e
lėvizjes dhe e Luftės NĒL. Lindi nė Elbasan mė
20.3.1920 nė njė familje patriote. Nxėnės nė gjimnazin e
shtetit tė Shkodrės, hyri nė njė nga celulat e qytetit, mori pjesė nė
lėvizjen revolucionare tė rinisė, u bė njė nga drejtuesit e shoqėrisė jashtė
shkollore "Besa Shqiptare". Nė Tiranė u lidh me Vasil Shanton, u
organizua nė GK tė Shkodrės (1937) dhe sė bashku me V. Shanton zhvillon
veprimtari revolucionare, lidhet me punėtorėt, organizon aksione tė rinisė
shkollore. Nė janar 1939 u arrestua e u dėnua me
burgim nga gjyqi qė regjimi i Zogut. Nė gjyq nga i akuzuar u kthye nė akuzues i
regjimit e rendit feudalo-borgjez. Nė prag tė pushtimit
fashist tė Shqipėrisė arratiset nga burgu dhe bashkė me V. Shanton organizon
qėndresėn antifashiste, punon pa u lodhur pėr tėrheqjen e rinisė nė luftė
kundėr pushtuesit tė huaj. Vijoi pėrkohėsisht
studimet nė Itali dhe pas kthimit nė atdhe u hodh nė ilegalitet.
Kreu me sukses shumė detyra tė rėndėsishme
pėr organizimin e forcimin, pėr luftėn e armatosur kundėr pushtuesve fashistė
e tradhtarėve tė vendit, pėr demaskimin e shpartallimin e elementėve pėrēarės
etj. U rrethua nga fashistėt nė Tiranė dhe duke
luftuar heroikisht u vra nė 5 maj 1942. Q. S. ishte dhe letrar i talentuar.
Krijimtaria
e tij u takon kryesisht viteve tė rinisė. Shkroi
tregime, skica e vjersha, njė pjesė e tė cilave u botuan me pseudonimin
"Brutus" nė shtypin pėrparimtar tė kohės. Radhitet
ndėr letrarėt e rinj realistė tė viteve 30. Nė
shkrimet e tij u ngrit kundėr realitetit shoqėror tė kohės, vuri nė qendėr
njerėzit e thjeshtė qė vuanin nga padrejtėsitė shoqėrore, dha portrete tė
luftėtarėve e tė njerėzve me karakter tė fortė qė nuk mposhten nga
vėshtirėsitė, qė luftojnė pėr njė botė tė re. Nė njė
varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idetė e
tij revolucionare me pjekuri e bindje. Trashėgimi
i tij letrar ėshtė pėrmbledhur nė vėllimin "Qortimet e
vjeshtės"(1961). Pas Ēlirimit emrin e Q. S. e mbajnė rrugė e
sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake.
Nė
kryeqytet, nė sheshin qė mban emrin e tij, ėshtė ngritur busti i heroit.
Dita
e rėnies sė Qemal Stafės pėrkujtohet si Dita e Dėshmorėve.
(M. I. -N. J.) |
|
|
/
/
bravenet.com