|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Pjetėr
Bogdani |
|||
|
|
Shkrimtari mė
i shquar i letėrsisė shqiptare tė vjetėr. Lindi nė Gur tė Hasit
(Kukės). Kreu
studimet e larta teologjike e filozofike nė Romė dhe mori titullin doktor.
Shėrbeu sė pari si famullitar nė Pult e Prizren, mė 1656 u emėrua peshkop , i
Shkodrės, mė 1677 kryepeshkop i Shkupit. Mori pjesė nė lėvizjet ēlirimtare qė nisėn
nė kėto vite sidomos nė Shqipėrinė Veriore e Verilindore. Pėr kėtė shkak iu desh tė
jetonte e tė punonte mė shumė maleve pėr t'u shpėtuar pėrndjekjeve osmane.
Vdiq nė Prishtinė.
Vepra e
Pjetėr Bogdani "Ēeta e profetėve" (Cuneus Prophetarum) u
botua mė 1685 nė Padovė, u rishtyp mė 1691 dhe 1702 nė Venedik me titull tė
ndryshėm. Ėshtė njė
vepėr origjinale me temė kryesisht teologjike-filozofike, po herė pas here
shtjellon edhe ēėshtje tė historisė, gjeografisė, astronomisė etj.
Autori ka gjetur
mundėsi tė shtjerė elemente tė jetės shqiptare tė kohės e tė historisė sė
popullit tonė, si ėshtė rasti i qėndresės burrėrore tė kelmendasve kundėr
ekspeditės turke mė 1639. Mendimet e njohuritė e Pjetėr Bogdanit
shpalosen mė shkoqur nė parathėnien e librit dhe nė relacionet e shumta, qė
hartoi pas vizitave nė viset e peshkopatave qė drejtoi. Shkroi me dashuri tė
madhe pėr gjuhėn shqipe, pėr Shqipėrinė e pėr popullin shqiptar, shprehu
dhembje pėr gjendjen e mjeruar e padijen nė tė cilat i kishte hedhur robėria
bashkatdhetarėt e tij dhe urrejtje tė thellė pėr pushtuesin osman.
Pjetėr Bogdani
kėrkonte qė t'i jepeshin popullit libra nė gjuhėn amtare, punoi pėr mėkėmbjen
e zhvillimin e kulturės kombėtare dhe ēlirimin e vendit. Vepra
ka nė krye njė Seri kushtimesh e poezish shqip, latinisht, italisht,
sllavisht, shkruar pėr nder tė Pjetėr Bogdani nga miq e tė njohur tė tij.
Dy vjershat shqipe
tė L. Bogdanit e tė L. Sumės dhe ato tė vetė autorit tė shpėrndara nė kapituj
tė ndryshėm tė librit, me teknikėn poetike pėrgjithėsisht tė sigurt janė
tregues tė lėvrimit tė mbarė tė vjershėrimit shqip nė kėtė kohė. Pjetėr Bogdani luftoi me vetėdije tė plotė pėr ta
pasuruar e pėrpunuar gjuhėn shqipe, gjurmoi dhe vuri nė qarkullim fjalė e
shprehje tė vjetra tė lėna nė harresė, krijoi edhe fjalė tė reja, duke bėrė
pėrpjekjet e para pėr krijimin e termave nė ndonjė degė tė shkencės. Ligjėrimi i tij dallohet
mjaft herė edhe pėr zhdėrvjelltėsi e ndėrtime sintaksore tė njė arkitektonie
tė sigurt. Me
veprat e Pjetėr Bogdani letėrsia dhe gjuha letrare shqipe shėnuan hapa tė
rėndėsishėm pėrpara. |
|
|
/
/
/
bravenet.com