BAJVIT - biografi

Pirroja

 

   PIRROJA (319-272 p.e.r.).

Mbret i Epirit nė vitet 307-302 dhe 297-272 p.e.r. Figura mė e shquar nė historinė e lashtė tė Epirit dhe njė nga komandantėt ushtarakė mė nė zė qė ka njohur bota antike. Rridhte nga familja mbretėrore e fisit ilir tė Molosėve. Gjatė sundimit tė tij shteti epirot u fuqizua shumė ekonomikisht e ushtarakisht e u bė njė faktor i rėndėsishėm nė arenėn politike tė botės mesdhetare tė kohės. Pirroja hipi nė fron nė vitin 307 p.e.r, kur ishte 12 vjeē. Pasi e humbi fronin nė vitin 302 p.e.r., pėr shkak tė njė ndėrhyrjeje maqedone nė Epir dhe e rifitoi atė pėrsėri, zbatoi njė politikė tė jashtme aktive. Ėshtė e njohur veēanėrisht fushata e tij nė Italinė e Jugut, ku, i thirrur pėr ndihmė nga tarentasit, qė luftonin me Romėn, zbarkoi nė vitin 280 p.e.r. nė krye tė njė ushtrie tė madhe tė pėrbėrė nga 20.000 kėmbėsorė, 3000 kalorės, 2000 varkėtarė dhe 500 hobetarė, duke pasur me vete dhe 200 elefantė. Pirroja zhvilloi me romakėt tri beteja tė mėdha. Tė parėn e fitoi me lehtėsi pranė Heraklesė nė vitro 280 p.e.r. Pėr herė tė parė pėrdori me sukses elefantėt pėr ēarjen e rrethimit romak. Nė betejėn pranė Auskulit, njė vit mė vonė, Pirroja fitoi pėrsėri por me humbje aq tė mėdha, saqė fitore tė tilla u bė zakon tė quhen "fitore tė Pirros", kurse betejėn e tretė pranė Beneventit nė vitro 275 p.e.r. e humbi. Drejtimi tjetėr i rėndėsishėm i veprimtarisė sė jashtme lidhet me Maqedoninė. Pėrpara se tė zbarkonte nė Itali i theu maqedonėt dhe pėr njė kohė arriti tė shpallej edhe mbret i tyre, por zotėrimet nė Maqedoni qe i detyruar t'i ndante me sundimtarin e Trakisė, Lisimaun, i cili nuk vonoi ta shtrėngojė tė hiqte dorė prej tyre. Pas disfatės me Romėn, nė vitin 274 p.e.r. Pirroja iu drejtua pėrsėri Maqedonisė, por gjatė kėsaj pėrpjekjeje tė tij tė re mbeti i vrarė duke luftuar nėpėr rrugėt e Argosit kundėr forcave tė bashkuara maqedone e spartane. Pirroja mbeti nė histori si njė nga strategėt mė tė mėdhenj tė kohės, i dyti pas Aleksandrit tė Madh, sipas vlerėsimit tė komandantit tė njohur kartagjenas, Hanibalit.

 

 

 

 


 /

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti