BAJVIT - biografi

Nėnė Tereza (Gonxhe Bojaxhiu)

 

Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997).

Ishte fėmija i tretė e prindėrve Kolė Bojaxhiu nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiu (Barnaj) nga Novosella e Gjakovės. Lindi nė Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte nė shtėpinė e vet artistė dhe patriotė shqiptarė. Mėsimet e para i bėri nė njė shkollė shqipe tė Shkupit, ndėrsa gjimnazin, po nė atė qytet, nė gjuhen serbo-kroate. Pasionet e saj tė rinisė ishin: tė bėhej mėsuese, tė shkruante dhe tė recitonte poezi, tė kompozonte dhe tė luante muzikė. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeēe dhe u bė murgeshė. Motėr Tereza pa u ndarė nga poezia dhe muzika u largua nga Shkupi dhe u vendos nė Kalkutė (Indi) ku fillimisht u bė mėsuese dhe shumė shpejt drejtore e shkollės sė vajzave. Nėnė Tereza e Kalkutės e quajtėn kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisė" (1951) pėr t'u shėrbyer mė tė varfėrve dhe mė tė pashpresėve tė Kalkutės, Indisė dhe gjithė planetit. Nė vitin 1979, kur mori ēmimin Nobel pėr Paqe, e gjithė bota mėsoi se Nėnė Tereza ishte shqiptare. Por Shqipėria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė nuk i kishte dhėnė vizė nobelistes sė ardhshme as sa pėr tė parė nėnėn e saj qė jetonte nė Tiranė, as pėr tė marrė pjesė nė varrimin e saj me 1974, as... pėr tė parė varrin. Madje kėtė vizė nuk ia dhanė as kur fama e saj kishte marrė dhenė nė tė katėr anėt e botės deri nė fillim tė viteve '90. Shqiptarja trupvogėl ishte kthyer nė njė legjendė tė gjallė. Ajo ishte nėnė kujdestare e 7 500 fėmijėve nė 60 shkolla, ishte nėnė qė mjekonte 960 000 tė sėmurė nė 213 dispanseri, ishte e vetmja nė botė qė trajtonte 47 000 viktima tė lebrozės nė 54 klinika, kujdesej pėr 3 400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve, nė 20 shtėpi pleqsh, kishte birėsuar 160 fėmijė ilegjitimė e bonjakė. Kėto janė shifrat e mesit tė viteve '80. Deri sa Nėnė Tereza ishte gjallė dhe sot e kėsaj dite shifrat kanė ndryshuar shumė.

Nėnė Tereza nuk qe ndonjė perėndeshė dhe me tė mund tė fliste ēdonjėri. Madje ajo kishte edhe adresė tė saktė: njė godinė ngjyrė hiri nė Bose Road, tė ndėrtuar rishtas nė njė lagje tė zhurmshme dhe ējerrėse, tė stėrmbushur me njerėz, e cila vlonte nga ēajbėrėsit, shitėsit dhe tregtarėt tjerė tė pjesėve mė tė ndryshme kėmbyese si dhe lėngėshtrydhėsit. Kėtu, mu nė qendėr tė Kalkutės shtrihej shtabi i pėrgjithshėm i Rregullit, „Shtėpia e Nėnės", pranė portės tė sė cilės qe vendosur njė tabelė druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

Nė shtėpinė e Nėnė Terezės kishin hyrė edhe vetė mbretėresha britanike, pastaj njerėz tė tillė siē janė kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Jaser (Yasser) Arafati, princesha Diana e shumė tė tjerė.

 

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti