|
BAJVIT - biografi |
|
|
Ndre Mjeda |
|
|
|
Poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi nė Shkodėr nė njė
familje tė varfėr tė zbritur nga fshati Mjedė. Mėsimet e para i ndoqi nė
Shkodėr, mė pas u dėrgua pėr studime tė mesme dhe tė larta teologjike nė disa
vende nė Evropė. Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė
Kroaci. I 'dėbuar nga urdhri jezuit pėr mosbindje, Ndre Mjeda u kthye nė
atdhe ku u emėrua famullitar nė fshatra tė ndryshme. U lidh qė herėt me
lėvizjen patriotike. Mė
1901 bashkė me tė vėllanė themeloi shoqėrinė "Agimi", e cila krijoi
njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij
alfabeti. Pėr veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Mė 1908
nė Kongresin e Manastirit u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e
alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė
Letrare. Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda
mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet. Pas dėshtimit tė
Revolucionit Demokratiko-borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si
prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit ishte mėsues i gjuhės shqipe nė
Shkodėr dhe vdiq nė kėtė qytet. Veprimtarinė
poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt. Poema romantike e njohur Vaji i
bylbylit u shkrojt
mė 1887; nė tė ndihen fryma patriotike dhe nota pėrmallimi, qė shquanin
paraardhėsit e tij L. De Martinin, N. Bytyēin etj. Vepra pėrmbyllej me
thirrjen drejtuar shqiptarit qė tė ngrihej pėr tė fituar lirinė. Qė nga kjo
kohė e deri mė 1917 kur pa dritėn e botimit vėllimi me vjersha Juvenilia, Ndre
Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjė. Tė kėsaj kohe janė poema tjetėr
romantike "I tretuni",
nė tė cilėn ėshtė derdhur malli pėr atdheun, pėr njerėzit dhe natyrėn e
vendit me bukuritė e saj, vjersha "Shtegtari", "Malli pėr
atdhe", "Gjuha shqype",
"Bashkoniu!" etj. Krahas krijimeve tė pėrshkuara nga notat
elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, nė tė cilat tema patriotike
u trajtua nė frymėn e poezisė luftarake tė Rilindjes, si Liria (1910-1911).
Nė tė gjeti jehonė kryengritja e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut mė 1911,
qėndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtė pėr drejtėsi shoqėrore dhe pėr tokė.
Grishja e poetit qė fshatarėt tė ngriheshin pėr t'u ēliruar nga zgjedha e
rėndė shoqėrore, ndėrthuret me besimin se lufta e vegjėlisė do tė sjellė
lirinė. Nė kėtė vepėr gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedės., qė pėrbėn
bashkė me patriotizmin, anėn mė tė fortė tė botėkuptimit dhe tė krijimtarisė
sė tij. Vjersha "Mustafa Pasha nė Babunė" fshikullon pavendosmėrinė
dhe qėndrimin e lėkundshėm tė parisė feudale nė luftė kundėr zgjedhės sė
huaj. Nė poemėn e njohur Andrra e jetės nėpėrmjet pamjeve poetike
prekėse, autori zbuloi tragjedinė e -malėsorėve tė varfėr, qė rronin nė zgrip
tė jetės, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botėn
shpirtėrore tė personazheve tė poemės, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i
dha me mjete tė kursyera dhe mjeshtėri. Fazės
sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftės I Botėrore, i
pėrkasin poemat nė tingėllima "Scodra" dhe "Lissus", ku,
pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e
popullit tonė, sidomos fryma luftarake dhe liridashėse e stėrgjyshėrve tė
tij, ilirėve. Duke vijuar nė kėtė kohė traditėn e poezisė sė Rilindjes
Kombėtare, Ndre Mjeda shprehu kėshtu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar
qė sundonte vendin. Nė
prodhimin poetik tė Ndre Mjedės, vend zėnė edhe vjershat pėr fėmijė. La edhe
disa shqipėrime tė goditura nga Gėtja, T. Grosi etj. Romantik nė thelb, Ndre
Mjeda bėri njė hap pėrpara drejt realizmit, ai kishte kėrkesa tė larta dhe
tregoi mjeshtėri tė rrallė poetike Ndre Mjeda dha ndihmesėn e tij edhe nė fushėn e gjuhėsisė. Puna e tij u zhvillua nė, gramatikė, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin qė u zbatua prej shoqėrisė "Agimi" me kriterin shkencor pėr ēdo tingull njė shkronjė, duke pėrdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesė tė shėnuar nė lėvrimin e gjuhės letrare. Nė historinė e gramatologjisė shqiptare janė pėr t'u pėrmendur Vėrejtje mbi artikuj e premna pronės tė gjuhės shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndėr dialektet e ndrtyshme tė gjuhės shqipe (1902). Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr. Transkriptoi pjesėrisht veprėn e P. Bogdanit (1930) dhe tė P. Budit (1932), shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries (1932) dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV (1933).
|
/
/
/
bravenet.com