|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Naum
Veqilharxhi |
|||
|
|
Ideologu i parė i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, mendimtar
i shquar iluminist e veprimtar i shkollės shqipe. Lindi nė Vithkuq tė Korēės, ku kaloi
fėmijėrinė. Qė
para vitit 1806 mėrgoi me familjen nė Moldavi (Kishinjev). Mori pjesė nė
kryengritjen e eteristėve nė Rumani tė vitit 1821 kundėr Perandorisė Osmane
si njė nga udhėheqėsit e saj, bashkė me shqiptarė tė kolonisė sė atjeshme.
Mė pas punoi si
avokat nė Brailė dhe u lidh me rrethet e iluministėve demokratė tė
atdhetarėve ballkanas. Iu kushtua ēėshtjes sė ēlirimit tė
Shqipėrisė duke u udhėhequr nga ideja themelore ndriēimtare, se njė popull
mund tė dalė nga prapambetja vetėm po tė shkruajė gjuhėn amtare dhe po tė
pėrhapen arsimi e kultura kombėtare. Mė 1824 nisi punėn pėr
pėrpilimin e njė alfabeti tė veēantė tė shqipes me 33 shkronja, tė pranueshėm
nga tė gjithė pėr tė kapėrcyer dasitė qė lidheshin me alfabetet e tjera.
Synoi qė sistemi
shkrimor t'u pėrshtatej veēorive tė fonetikės sė shqipes. Me kėtė alfabet botoi mė
1844 tė parėn abetare tė shqipes, «Ėvetarin». Abetarja u prit me
entuziazėm dhe u pėrhap nė krahinat jugore tė Shqipėrisė. Pėr
tė plotėsuar kėrkesat e ribotoi mė 1845 me titullin Fare i ri ėvetar
shqip, tė shoqėruar me njė «E parathėnme pėr djemtė e rinj shqiptarė». Pėrgatiti gjithashtu njė
gramatikė dhe libra e dorėshkrime tė tjera, qė nuk janė ruajtur.
Mė 1846 hartoi njė Qarkore (Enciklikė) greqisht drejtuar bashkatdhetarėve
ortodoksė nė Shqipėri dhe po atė vit i dėrgoi njė letėr tė gjatė polemizuese
njė nipi tė vet, qė u ishte kundėrvėnė pėrpjekjeve tė tij pėr ēėshtjen
shqiptare. Parathėnia
e abetares, qarkorja dhe letra e v. 1846 janė dokumentet e para ideologjike e
programatike tė njohura deri mė sot tė Lėvizjes kombėtare shqiptare. Nė to formulohen kėrkesat
kulturore tė lėvizjes. Si iluminist revolucionar, Naum Veqilharxhi
mendonte se mėsimi i shqipes dhe ngritja e kulturės mund ta vinin atdheun nė
radhėt e vendeve tė qytetėruara. Pa ēlirimin kulturor nuk mund tė arrihej as
ēlirimi politik. Duke u nisur nga pikėpamjet racionaliste, i shihte shqiptarėt
si komb me karakter tė veēantė, me gjuhėn e zakonet e veta, me njė thesar
kulturor tė trashėguar. U bėri thirrje shqiptarėve tė hapin sytė,
duke kėrkuar zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare. Kishte besim te aftėsitė dhe virtytet e
popullit tė vet dhe fshikulloi ata qė ishin vėnė nė shėrbim tė tė huajve. Naum Veqilharxhi e kuptoi
rrezikun e madh tė shkollave tė huaja dhe punoi pėr njė shkollė shqipe, me
pėrmbajtje laike dhe pėr tė gjithė fėmijėt e popullit. Dha ndihmesė e shfaqi
mendime tė reja edhe pėr lėvrimin e gjuhės. U mbėshtet te gjuha e popullit,
pėrdori fjalė tė vjetra e tė rralla dhe u shpreh pėr pastrimin e shqipes nga
fjalėt e huaja. E pasuroi shqipen me njė varg termash tė kulturės e tė dijes.
Naum Veqilharxhi u pėrpoq
edhe tė krijonte njė shoqėri kulturore dhe tė organizonte atdhetarėt e tjerė,
prandaj e helmuan nė Stamboll. Me veprėn e tij u bė shprehės i
njė kthese me rėndėsi nė historinė e popullit shqiptar. |
|
|
/
/
/
bravenet.com