|
BAJVIT - biografi |
||
|
Naim Frashėri |
||
|
|
Poeti mė i madh i Rilindjes Kombėtare shqiptare, atdhetar,
mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare. Lindi mė
25.5.1846 nė Frashėr, ku bėri mėsimet fillore dhe nisi tė mėsonte persishten
pranė teqesė bektashiane. Mė 1865 familja u shpėrngul nė Janinė, ku bashkė me
vėllanė mė tė vogėl Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bėri pastaj pak muaj nė Stamboll, si nėpunės i vogėl nė
zyrėn e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye nė vendlindje pėr
klimė tė mirė. Nė fillim ishte nėpunės tė dhjetash nė Berat e mė pas i
doganės nė Sarandė (1372-77). Nė kėtė periudhė Naim Frashėri. bėri prova tė
vjershėrimit shqip, nėn ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershėrimit
persisht, me sukses, duke botuar mė vonė edhe njė pėrmbledhje lirikash
Tejhyjylat (Ėndėrrimet, 1885). Nėn ndikimin e ngjarjeve historike,
sidomos tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri nga udhėheqėsit e sė cilės
ishte Abdyli,
vėllai i tij mė i madh, dhe tė veprimtarisė kulturore patriotike tė Shoqėrisė
sė Stambollit, nė krye tė sė cilės ishte Samiu, Naim Frashėri. braktisi
vjershėrimin persisht dhe iu kushtua le tėrėsisė shqiptare. Poema e
tij e parė e re ishte Shqipėria (1880, botuar mė 1897), qė entuziazmoi
patriotėt shqiptarė. Nė Stamboll Naim Frashėri. ka qenė ndėr botuesit kryesorė tė
revistės "Drita", mė pas "Dituria"(1884-85), ku u botuan
shumė vjersha tė tij, proza e vargje pėr shkollat e para shqipe qė do tė
hapeshin, disa shqipėrime tė shkrimtarit. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit
tė Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, mė pas si kryetar.
Mė 1886 Naim
Frashėri. botoi poemėn e tij tė famshme Bagėti e bujqėsia, atė
greqisht Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe
katėr libra pėr shkollat: "Vjersha pėr mėsonjtoret e para",
"E kėndimit tė ēunavet kėndonjėtoreja", (nė dy vėllime, me
poezi, lexime tė ndryshme, njohuri tė para shkencore humanitare), si dhe njė "Histori
tė pėrgjithshme". Mė 1888 vijoi me "Dituritė"
(ribotuar mė 1895 me titullin "Gjithėsia", - shkenca tė
natyrės). Mė 1890 doli pėrmbledhja e lirikave Lulet e verės, pastaj "Mėsimet"
(proza patriotike dhe tė moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) mė
1894, sė fundi mė 1898 poema e madhe epike Historia e Skėnderbeut dhe
poema fetare Qerbelaja
etj. Naim
Frashėri. vdiq nė 20.10.1900 nė lagjen Erenqoj tė Stambollit, ku dhe u
varros. Eshtrat e tij janė sjellė nė Shqipėri. Naim Frashėri. u shqua pėr
lirikėn e tij patriotike me temė aktuale (vjershat "Gjuha shqipe",
"Korēės" 1887 etj.), u kėndoi me pasion tė rrallė mallit dhe
bukurive tė atdheut ("Bagėti e bujqėsia") dhe bėri thirrje tė
fuqishme pėr ēlirimin e tij (krijime tė ndryshme, "Dėshira e vėrtetė e
shqiptarėve"), si dhe pėr begatimin e vendit dhe njė tė ardhme
demokratike tė tij. Ai i kėndoi natyrės, dashurisė (poema
"Bukuria", njė ndėr kryesoret e tij, 1890), miqėsisė, jetės intime
(me brengėn pėr tė afėrmit qė bori). Poema "Historia e Skėnderbeut"
qe njė kurorėzim i veprės sė tij, "testamenti i tij politik e
poetik", me grishje tė hapta
pėr ēlirim nga Turqia. Poema ėshtė shkruar sipas traditės sė madhe
barletiane. Nė poemat epike ai u ndikua nga historitė e vjershėruara tė
Lindjes dhe nga bejtexhinjtė frashėriotė, po duke iu kundėrvėnė kėtyre me
shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmės fetare (nė "Qerbelaja"
dhe nė veprat e tjera, qė i hartoi pėr afrimin e elementit besimtar nė
lėvizjen kombėtare). Naim
Frashėri. u shqua edhe pėr poezinė meditative, nisi nė shqipet poezinė
filozofike (vjersha "Perėndia"1890). Shkroi dhe proza pėr tė
vegjlit dhe bėri disa pėrshtatje mjeshtėrore fabulash tė La Fontenit.
Botėkuptimi i Naimit
ishte nė thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh qė kishte pėr
racionalizmin e Dekartit
dhe si pasues i shquar i iluministėve francezė Volter, Ruso etj., me besimin e plotė
nė shkencat dhe nė rolin e tyre revolucionar nė shoqėri (pranimi i teorisė Kant-Laplas
dhe i darvinizmit, qė i propagandoi me guxim tė madh pėr kohėn), me
demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin nė aftėsitė e pashtershme tė
popullit tė vet pėr tė qėndruar, pėr t'u ēliruar, pėr tė vajtur pėrpara me
hov, Naim
Frashėri. u bė njė veprimtar revolucionar nė tėrė fushat, si shkrimtar, njeri
i mendimit, njeri politik. E gjithė veprimtaria e tij letrare dhe kulturore
ishte e lidhur ngushtė me ēlirimin dhe pėrparimin e vendit, me ēlirimin
shpirtėror dhe ndriēimin e masave tė popullit. Ai kishte besim tė plotė nė
aftėsinė e mendjes pėr tė njohur realitetin e pėr tė vėnė nė shėrbim tė
njeriut njohjen e ligjeve tė botės. Kėrkonte arsimim pėr tė gjithė,
emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, tė vendit (njė " demokraci
prej pleqėt»,
pra tė njė ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitė e karakterit tė shqiptarėve
(besėn, trimėrinė, bujarinė), traditat kombėtare qė nga lashtėsia pellazgjike.
Bėnte thirrje pėr miqėsi me fqinjtė nė kushtet e respektit reciprok, shpallte
dashurinė nė gjithė popujt e racat, ngrihej me forcė kundėr Megali
Idesė e pansllavizmit, duke admiruar vetitė dhe kulturėn e popujve tė tjerė
(poezinė, pėrparimtare lindore, atė greke, latine, rilindjen evropiane,
romantizmin evropian, prej tė cilave dhe u ndikua). Naim
Frashėri. luajti, pėrkrah Samiut e pas Kristoforidhit, njė rol themelor pėr
shqipen e re letrare, tė cilėn e shkroi me njė pasuri tė veēantė fjalori e
sidomos frazeologjike, duke u mbėshtetur kryesisht nė gjuhėn e popullit, e
shkroi tė pastėr dhe bėri njė punė tė dukshme pėr pasurimin e saj, duke e
ngritur atė nė lartėsinė e njė gjuhe arti tė zhvilluar dhe kulture. Ndikimi i Naim Frashėri., me gjallje tė
shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetėm te shkrimtarėt shqiptarė tė kohės, por
edhe tė periudhės sė mėvonshme, ishte i madh. Pas Ēlirimit u vunė nė pah dhe
u ēmuan gjerėsisht meritat dhe vlerat e punės dhe tė krijimtarisė sė tij,
pėrmes studimesh tė ndryshme. Ribotimet e veprave tė tij janė tė shumta;
pėrveē tyre janė bėrė edhe disa botime kritike shkencore tė veprave tė Naimit.
Emrin e Naim
Frashėrit e mbajnė shkolla dhe institucione tė ndryshme. Pėr merita kulturore
nė Shqipėrinė jepet urdhri qė mban emrin e poetit kombėtar. |
|
/
/
/
bravenet.com