BAJVIT - biografi

Mihal Grameno

 

GRAMENO Mihal (1871-1931).

Publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lėvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Lindi nė Korēė nė njė familje atdhetare nga shtresa zejtare dhe tregtare. Nė moshė tė re mėrgoi nė Bukuresht, ku u lidh me shoqėrinė "Drita". Hyri nė lėvizjen kombėtare qė nga fundi i shek. XIX. Nė vitet 1907-1908 luftoi nė radhėt e Ēetės sė Ēerēiz Topullit, mė 1909 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit. Pėr veprimtarinė e tij u dėnua disa herė me burgim prej qeverisė osmane. Pas shpėrthimit tė Luftės I Botėrore u detyrua tė largohej nė SHBA, ku vazhdoi tė punojė pėr ēėshtjen kombėtare deri mė 1920, kur u kthye nė atdhe. Nė vitet 1921-1924 ishte njė nga veprimtarėt nė zė tė lėvizjes demokratike. Vdiq nė Korēė mė 5.2.1931.

  Krijimet e para letrare e publicistike tė Mihal Gramenos panė dritėn e botimit nė fillim tė shek. XX. Hartoi kėngė patriotike, disa prej tė cilave, si "Pėr mėmėdhenė", "Lamtumirė", "Uratė pėr liri" u pėrhapėn gjerėsisht nė popull. Ėshtė ndėr nismėtarėt e dramaturgjisė e tė prozės sė gjatė shqipe. Shkroi komedinė Mallkimi i gjuhės shqipe (1905) dhe dramėn historike Vdekja e Pirros (1906) qė trajtojnė tematikėn patriotike, novelat Oxhaku (1904-1905), Varri i pagėzimit (1909) dhe E puthura (1909), nė tė cilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e pėrfaqėsuesve tė vegjėlisė, me brengat e saj tė pėrditshme.

  Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos ėshtė publicistika. Bashkėpunoi me disa organe, por shumicėn e shkrimeve e botoi nė gazetat Lidhja orthodhokse (1909-1910) dhe "Koha"(1911-1926), tė cilat i drejtoi vetė. Shkrimet e tij publicistike shquhen pėr idetė demokratike dhe frymėn luftarake. Mihal Grameno luftoi me kėmbėngulje kundėr shovinizmit fqinj dhe politikės osmanizuese tė xhonturqve.

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

Mihal Grameno untitled
viviti