|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Marin Barleti |
|||
|
|
Humanist i shquar, historian,
i pari autor i njohur dhe njė nga mė tė mėdhenjtė e letėrsisė sė vjetėr
shqiptare.
Pėr jetėn e tij dihet Prej Marin Barletit njihen tri
vepra; Rrethimi i Shkodrės (De obsidione Scodrensi, Venedik
1504) jep historinė dramatike tė luftės pėr jetė a vdekje tė banorėve tė
qytetit tė rrethuar pėr njė vit nga osmanėt. I
mbėshtetur nė shėnimet e kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė,
libri jep njė tregim tė saktė tė ngjarjeve politike-ushtarake, por sidomos
tė aspektit tė brendshėm, tė vetėdijes sė lartė patriotike tė banorėve tė
qytetit. Vepra pati tre ribotime latinisht dhe 5
pėrkthime nė gjuhė tė tjera. Vepra madhore e Marin Barleti
ėshtė Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut (Historia
de vita et rebus gestis Scanderbegi, Romė midis 1508 dhe 1510). Ajo e
tregon autorin si njė shkrimtar tė nivelit tė lartė dhe si historian qė
pėrpiqet tė ndėrtojė kuadrin e saktė tė jetės sė heroit dhe, me gjithė
vėshtirėsitė objektive pėr tė siguruar burimet, jep njohuri tė gjera pėr
«Ē'ka ngjarė nė shek. XV dhe ēfarė zhvillimi ka pasur nė atė kohė
shoqėria jonė, fshatarėsia shqiptare, jo vetėm nga ana historike, por edhe
nga ana kulturore, ekonomike dhe drejtime tė tjera». Shkurtore e jetės sė papėve dhe perandorėve (Compendium vitarum
pontificum et imperatorum, Venedik 1553) ėshtė vepra e vetme e Marin
Barleti qė nuk ka tė bėjė me historinė Shqiptare, pėrveē parafjalės-kushtesė
pėr Pjetėr Engjėllin, njė nga bashkėluftėtarėt kryesorė tė Skėnderbeut, i
cili e pat nxitur dhe ndihmuar autorin nė punėn e tij. Vepra
i pėrket Marin Barleti vetėm pėr pjesėn qė arrin deri nė vitin 1512, kurse
vazhdimi ėshtė prej njė dore tjetėr. Ėshtė pikėrisht
kjo datė qė na lejon tė caktojmė datėn e vdekjes sė Barletit rreth kėtij
viti. Pavarėsisht nga njė varg
dobėsish qė janė karakteristike nė pėrgjithėsi pėr historiografinė humaniste,
siē ėshtė fryma panegjirike, fjalimet ekzaltuese qė u vihen nė gojė heronjve,
imitimi i autorėve klasikė deri nė hollėsitė, pavarėsisht nga pasaktėsitė
kronologjike dhe mungesa e tė dhėnave pėr faza e ngjarje tė tėra, veprat e
Marin Barleti qėndrojnė si njė burim i dorės sė parė e i pazėvendėsueshėm pėr
historinė e shek. XV tė Shqipėrisė, si dhe tė Evropės
Juglindore. Krahasimi me tė dhėnat dokumentare qė
kemi nė dorė sot, na jep tė drejtė tė themi se nuk qėndrojnė kurrėsesi
vlerėsimet negative tė bėra nė tė kaluarėn pėr vlerėn e Marin Barleti si
burim. Koncepti i lartė i Marin Barleti pėr historinė e vėrteton atė
si njė mendimtar tė shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit;
historia pėr tė ishte fryt i veprimit tė njerėzve dhe jo tė fuqive hyjnore.
Veprėn e vet ai e mendonte si njė pėrmendore qė ia kushtonte luftės pėr liri
tė atdheut dhe popullit tė vet; ajo nuk do tė kishte njė funksion thjesht
estetik, por do t'i shėrbente sė vėrtetės, si mėsuese e jetės, qė do t'i
mėsonte njerėzit pėr «tė hapur sytė e pėr tė drejtuar si duhet punėt e
njerėzimit. «Historia e Skėnderbeut» e Barletit u bė burimi mė i rėndėsishėm,
nga ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e luftėrave tė lavdishme tė
popullit tonė nėn udhėheqjen e Skėnderbeut dhe frymėzoheshin pėr pėrpjekjet e
tyre pėr shpėtimin dhe lirinė e Shqipėrisė. |
|
|
/
/
/
bravenet.com