BAJVIT -  biografi

Luigj Gurakuqi

 

GURAKUQI  Luigj (1879-1925).

    Figurė e shquar e lėvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist. Hero i Popullit. Lindi nė Shkodėr mė 19 shkurt nė familjen e njė intelektuali atdhetar. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa tė mesmen nė Kolegjin e Shėn-Mitėr Koronės ku pati mėsues De Radėn. Vazhdoi studimet universitare nė Napoli (Itali) nė vitet 1901-1906 dhe debutoi me sukses si poet lirik, lėvrues i prozės sė shkurtėr e publicist. Me veprėn "Vargėnimi n'gjuhė shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" (Napoli, 1906) bėri tė parėn pėrpjekje tė suksesshme pėr kodifikimin e metrikės sė poezisė shqiptare. Po atė vit botoi nė Bukuresht librin "Abetar i vogėl shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" e nė Napoli "Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalėve tė reja" etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi qė dallohen pėr pėrmbajtjen patriotike, pėr lirizmin dhe teknikėn e vjershėrimit. Me artikujt e tij ai dha edhe njė ndihmesė me rėndėsi nė mendimin estetik e nė kritikėn letrare shqiptare.

  Pas 1906, Luigj Gurakuqi iu kushtua tėrėsisht veprimtarisė politike e luftės pėr ēlirimin kombėtar. Nė verėn e v.1907 bashkėpunoi me Bajo Topullin pėr organizimin e kryengritjes nė Veri. Mė 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit ku u zgjodh nėnkryetar dhe anėtar i komisionit pėr njėsimin e alfabetit. Mė 1909 u emėrua drejtor i sė parės shkollė normale qė u hap nė Elbasan, ku dha njė ndihmesė me vlerė pėr vėnien e arsimit mbi baza kombėtare. Mė 1911 merr pjesė nė kryengritjen e malėsorėve tė Mbishkodrės e si njė nga udhėheqėsit e saj, harton sė bashku me Ismail Qemalin Memorandumin e Greēės . Mė 1912 zhvillon njė veprimtari tė dendur pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme. Mori pjesė nė mbledhjen e Bukureshtit dhe nė Shpalljen e Pavarėsisė (nėntor), ishte bashkėpunėtori mė i ngushtė i I. Qemalit.

    Nė Qeverinė e Pėrkohshme tė Vlorės (dhjetor 1912) u zgjodh ministėr i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor pėr djem e vajza.

   Gjatė Luftės I Botėrore, me pushtimin e Shkodrės nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet nė Podgoricė. Gjatė pushtimit austro-hungarez, duke shfrytėzuar postin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Arsimit dhe koniunkturat politike, hapi shumė shkolla shqipe. Qe njė nga themeluesit e Komisisė Letrare mė 1916, ku u tregua njė lėvrues i zoti i gjuhės shqipe duke krijuar pėrveē tė tjerash edhe njė varg fjalėsh tė reja qė hynė nė fondin e saj. Mori pjesė nė Kongresin e Durrėsit mė 1918 ku zgjidhet ministėr i Arsimit nė qeverinė e pėrkohshme e anėtar i delegacionit tė saj nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Mė 1921-24 qe deputet i Shkodrės nė Kėshillin Kombėtar ku si njė nga udhėheqėsit e opozitės demokratike luftoi pėr demokratizimin e jetės sė vendit, pėr lehtėsimin e gjendjes sė bujkut nga shtypja e rėndė, pėr zhvillimin ekonomik e kulturor dhe pėr mbrojtjen e pavarėsisė nga synimet skllavėruese tė fuqive imperialiste. Mori pjesė gjallėrisht nė Revolucionin demokratiko-borgjez tė Qershorit 1924 duke qenė njė nga frymėzuesit e udhėheqėsit kryesorė tė tij. Nė qeverinė e kryesuar nga Fan S. Noli u emėrua ministėr i Financave. U dallua pėr ndjenjėn e lartė tė pėrgjegjėsisė dhe pėr vendosmėrinė e pėrpjekjet pėr krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Pas shtypjes sė Revolucionit tė Qershorit shkoi nė Itali, ku mė 2 mars 1925 u vra nė Bari prej njė agjenti tė shtyrė e tė paguar nga klika zogiste.

    Me armė nė dorė, me artikujt programatikė e me fjalimet e tij tė zjarrta, Luigj Gurakuqi luftoi jo vetėm pėr njė Shqipėri tė lirė e tė pavarur, por edhe pėr njė shtet modern, i cili nėpėrmjet reformash demokratike tė zhdukte prapambetjen, tė ndryshonte me shpejtėsi pamjen e tij, tė fitonte kohėn e humbur gjatė shekujve tė robėrisė.

 

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti