BAJVIT - biografi

Lekė Dukagjini

 

 

DUKAGJINĖT.

Familje sunduese feudale e shek. XIV-XV; zotėrimet e saj shtriheshin nė Shqipėrinė e Veriut, nga Zadrima e Sipėrme deri nė Ndėrfandinė dhe nė bashkimin e Drinit tė Zi me tė Bardhin; nė kėtė trevė u ruajt emri i zotėruesve deri nė ditėt tona (Krahina e Dukagjinit, Rrafshi i Dukagjinit). Burimet bashkėkohore i pėrshkruajnė kėto vise si njė krahinė tė gjerė, me burra trima e tė fortė, me monumente kulture, fqinjė me zotėrimet e Kastriotėve. Stema e Dukagjinit ishte njė shqiponjė e bardhė njėkrenore.

  I pari pjesėtar i njohur i familjes konsiderohet njė "Dukė Gjin Tanushi" i pėrmendur nė fund tė shek. XIII. Dukagjinit u pėrkiste edhe qyteti i Lezhės qė e humbi Tanush D. me tė vėllanė mė 1393. Pėrfaqėsuesit kryesorė tė D. nė shek. XV ishin vėllezėrit Nikollė e Pal D., dhe i biri i kėtij tė fundit Lekė D. Nikollė D. udhėhoqi mė 1431 kryengritjen antiosmane qė arriti tė ēlirojė pėr njė kohė Dejėn . Tė dy vėllezėrit morėn pjesė nė Kuvendin e Lezhės mė 1444 dhe si anėtarė tė Lidhjes, nė luftėn e udhėhequr nga Skėnderbeu kundėr Venedikut mė 1447-48. Pretendimet territoriale tė D. u bėnė shkak konfliktesh me sundimtarėt e tjerė, si mė 1445 pėr Dejėn me Lekė Zaharinė, i cili me kėtė rast u vra. Pėrforcimi i pushtetit qendror tė Skėnderbeut i largoi D. nga ai dhe i afroi ata herė me Venedikun (mė 1456) e herė me osmanėt (mė 1457). Me ndihmėn e kėtyre Lekė D. mori kalanė e Satit, ēka e detyroi Skėnderbeun tė ndėrhynte kundėr Lekės pėr tė mėnjanuar kėtė pozicion tė rrezikshėm prapa krahėve tė tij. Paqja e qėndrueshme midis D. dhe Skėnderbeut u arrit mė 1463 me ndėrmjetėsimin e Pal Engjėllit, kryepeshkop i Durrėsit. Rritja e presionit osman i detyroi D. tė merrnin pjesė fuqimisht nė luftė, tani qė zotėrimet e tyre u ndodhėn drejtpėrsėdrejti nėn goditjet osmane. Pas vdekjes sė Skėnderbeut Lekė D. u bė njė nga figurat kryesore udhėheqėse tė luftės; ai luajti njė rol tė rėndėsishėm nė fitoren e forcave shqiptare para Krujės nė shtator 1477. Rėnia e kalave tė fundit mė 1478-79 detyroi Nikollė e Lekė D. tė linin zotėrimet e veta e tė mėrgonin nė Itali, por u kthyen mė 1481, pas vdekjes sė Mehmetit II, si edhe sundimtarė tė tjerė shqiptarė pėr tė vazhduar luftėn, ndonėse pa rezultat. Me emrin e Lekės lidhet Kanuni i Lekė Dukagjinit, i cili pėrmbledh normat juridike qė rregullonin marrėdhėniet nė shoqėrinė malėsore.

  Pasardhėsit e njė dege tjetėr, qė ishin rritur nė oborrin e sulltanit bėnė atje karrierė, siē qenė Veziri Dukagjinzade Mehmet dhe Dukagjinzade Jahjabej dhe Ali Bej, kėta tė fundit poetė tė rėndėsishėm tė letėrsisė turke qė ruajtėn nė veprat e veta kujtimin e prejardhjes sė tyre.

Kush ishte ARBĖRESHI LekĖ Dukagjini

   Lekė Dukagjini ėshtė figura e dytė arbėrore e shekullit tė XV-tė pas Skenderbeut, qė u mundua dhe e vazhdoi luftėn edhe pas vdekjes se Heroit Kombėtar. Per studjuesit, me trashėgiminė e tij te "Kanunit", ai gjykohet si njė figurė e plotesuar e Arbėrisė Mesjetare, qė ka luftuar per identitet
Duhet thėnė se, deri me sot, nuk mjaftojnė dokumentat pėr tė treguar fytyrėn e vėrtetė te Lekė Dukagjinit.
Ai ishte bashkėkohės i Skenderbeut dhe si pėr njė koincidence dhe ai u bė i njohur, si Skendėrbeu, kur mori nė zotėrim, principatėn, qė i la trashėgim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq nė vitin 1446. Me qendėr nė Lezhė, Principata e Dukagjinėve, pėrfshinte Zadrimėn, zonat nė veri dhe verilindje tė Shkodrės, qė sot janė tė mbytura nga uji i Drinit dhe shtrihej me njė kryeqendėr tė dytė, me qytetin e Ulpianės, dhe zotėrimet ishin deri afėr Prizrenit. Referuar autorit tė monografisė, Ēobani, Leka kishte marre njė kulturė tė gjithanshme, qė nė atė kohė i shkonte pėr shtat frymės humaniste tė Rilindjes Evropiane dhe nė qytete tė tilla si nė Venecia, Raguzė apo Shkodėr.
Duke iu kthyer kohės se tij, kontakti i parė me Skenderbeun i familjes, ka qenė nė Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, tė jatin e Lekės. Emri i familjes, qėndron pak nė kronika sepse, me vonė historia duket se ėshtė e fokusuar vetėm nė figurėn e Skenderbeut, qė nė atė kohe, kishte njė kontakt shumė tė madh, me Oborret mė nė zė tė Evropės dhe emri i tij ishte tepėr i lakuar nga tė gjithė.

  "Lekė Dukagjini ishte princi mė i fuqishėm shqiptar pas Skenderbeut dhe me mė autoritet, prandaj u bė pre e intrigave tė politikes veneciane (dhe tė historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portės sė Lartė, krejt afėr pragut tė shtėpisė sė vet dhe u bashkua realisht me rezistencėn e shqiptarėve, duke i shpallur luftė Perandorisė Osmane (1463). Pas kėtij viti, venecianėt pushuan se pėrfoluri Lekė Dukagjinin", thotė Tonin Ēobani, nė njė nga studimet e tij, kushtuar pak kohė mė parė Dukagjinit tė Ri.

  Por, duhet thėnė se kronikanėt e kohės kanė shkruar pėr disa prej bėmave tė Lekė Dukagjinit pėrkrah Skėnderbeut, deri nė vdekjen e heroit (1468) dhe mė pas nė krye tė trupave shqiptare, pėrkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nėnshkroi paqen me Porten e Lartė (1479). Pas kėsaj, historianėt heshtin.
Gojėdhėna na bėn me dije se Lekė Dukagjini e vazhdoi rezistencėn nė krye tė trimave tė principatės sė tij derisa ishte gjallė. Nė fund tė viteve '50 nė shekullin XV, nga kronikat e kohės pėrmendet se Principata e Dukagjinėve nuk ka mė asnjė nga qendrat e veta tė zhvilluara. Lezha u ėshtė dorėzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principatės ėshtė shkatėrruar me themele nga turqit e kėshtu me rradhė.

  "Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

  Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".
Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

   Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an

Kronologjia e jetes se tij
Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.
1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.
1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.
1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.
1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.
1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.
1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.
1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.
1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.
1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.
1447 Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.
1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.
1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.
1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.
1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.
1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.
1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.
1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.
1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.
1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.
1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.
1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.
1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.
1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.
1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.
1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.
1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.
1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta

 

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti