|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Kostandin
Kristoforidhi |
|||
|
|
Lėvrues dhe studiues i shquar
i gjuhės shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombėtare, i arsimit dhe i kulturės. Lindi nė Elbasan, ndoqi nga
v. 1847 gjimnazin Zosimea tė Janinės, ku ndihmoi J. G. Hanin pėr tė
studiuar shqipen e pėr tė hartuar njė fjalor shqip-gjermanisht. Shkoi nė Stamboll mė 1857 dhe pėr tė treguar nevojėn e njė pune
tė re me pėrkthimet shqip hartoi njė «Memorandum pėr gjuhėn shqipe».
Qėndroi nė Maltė deri mė 1860 nė njė seminar protestant, ku ndėrkohė
pėrfundoi pėrkthimin e «Dhjatės sė re» toskėrisht e gegėrisht. Paraqiti disa nga idetė e rilindėsve pėr njėsinė e Shqipėrisė
autonome, pėr lashtėsinė e virtytet e shqiptarėve, si edhe gjendjen e arsimit
e tė dialekteve tė shqipes nė punimin «Shėnime mbi Shqipėrinė, gjuha dhe
pėrkthimi i shkrimeve tė shenjta» (1860). U vendos
mėsues nė Veprimtaria e tij themelore ishte nė dy fusha tė lidhura ngushtė:
pėr gjuhėn dhe pėr shkollėn shqipe. Botoi mė 1867
«Abetaren» gegėrisht, mė 1868 toskėrisht dhe libra tė vegjėl pėr nxėnėsit.
Bashkė me atdhetarė tė tjerė mori pjesė nė Komisionin pėr
alfabetin e pėr arsimin mė 1867 nė Stamboll dhe i vazhdoi mė pas pėrpjekjet e
pėrbashkėta pėr alfabetin. U pėrpoq me Hasan
Tahsinin e tė tjerė tė ngrinte shkollėn shqipe. Idetė
mė tė rėndėsishme i ka shprehur nė njė letėr Nikolla Naēos mė 1888. Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, pėr tė cilėn punoi
gjithė jetėn, ėshtė Fjalori i gjuhės shqipe. Mė 1882 botoi Gramatikėn e gjuhės shqipe sipas
dialektit toskė; ka lėnė edhe disa dorėshkrime me shėnime gjuhėsore. Pėrkrahte teorinė pėr prejardhjen pellazge tė shqipes. Nxori nė dritė vlera tė shumta tė visareve tė gjuhės sė popullit,
dha ndihmesė tė veēantė pėr pastėrtinė e gjuhės dhe dėshmoi se dialektet e
shqipes nuk kishin dallime tė mėdha. Me lėvrimin qė
i bėri gjuhės shqipe nė pėrkthimet e nė veprat e tjera ndihmoi pėr themelimin
e gjuhės letrare kombėtare. Provoi prozėn me
tregimin e shkurtėr «Gjahu i malėsorėve» (botuar mė 1902). Punoi pėr njė sistem arsimor kombėtar, tė mbėshtetur nė njė
pedagogji e didaktikė pėrparimtare demokratike. Nė pikėpamjet politiko-shoqėrore Kostandin Kristoforidhi ishte
iluminist demokrat. Shpresėn pėr lirinė e Shqipėrisė
e mbėshteste te vegjėlia, si rrugė kryesore shihte
zgjimin kombėtar nėpėrmjet shkollės e kulturės dhe gjuhėn amtare e shihte si
mjetin mė tė rėndėsishėm pėr pėrparimin kombėtar. Ishte
ndėr pėrfaqėsuesit e parė qė u bėnė shprehėsit ideorė tė lėvizjes kombėtare
dhe bėri pėrpjekje pėr ta vėnė nė jetė programin e rilindėsve nė fushėn e
kulturės e tė arsimit. |
|
|
/
/
/
bravenet.com