|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Jeronim
De Rada |
|||
|
|
Poet, publicist, folklorist,
filolog dhe mėsues, themeluesi i letėrsisė dhe i kulturės arbėreshe. Lindi nė
Maki tė Kalabrisė mėsimet e para i kreu nė kolegjin e Shėn Adrianit tė Shėn
Mitėr Koronės. Mė 1834 shkoi pėr tė studiuar
drejtėsi nė Zhvilloi njė veprimtari tė frytshme edhe nė fushėn e studimeve
gjuhėsore; u kushtoi vėmendje ēėshtjeve tė prejardhjes sė shqiptarėve dhe tė
gjuhės shqipe, duke mbrojtur lashtėsinė e tyre. De
Rada ėshtė nga tė parėt studiues vendės tė strukturės gramatikore tė shqipes.
Nė tė dy veprat gramatikore qė hartoi (1870, 1894) vuri nė
dukje aspekte tė patheksuara mė parė nga dijetarė shqiptarė dhe albanologė
dhe dukuri gjuhėsore tė pastudiuara ose tė panjohura. Nė veprat e tij gjuhėsore jepen tė dhėna me interes pėr tė folmet
arbėreshe. Bėri pėrpjekje tė vijueshme pėr njė
alfabet tė pėrbashkėt tė shqipes qė tė jepte njė sistem sa mė tė plotė dhe tė
pėrshtatshėm pėr shqipen me karaktere latine, tė plotėsuara me shenja
diakritike. Nė veprimtarinė gjuhėsore tė De Rada duhet pėrmendur edhe
organizimi i dy kongreseve gjuhėsore tė shqipes, i pari (1895) nė Koriliano Kalabro, i dyti (1897) nė Lungro ( Kongreset
gjuhėsore arbėreshe). Dha me vetmohim mėsimin e shqipes
nė Kolegjin arbėresh tė Shėn Mitėr Koronės pėr dhjetėvjeēarė tė tėrė gjersa
vdiq. Mjaft e gjerė ėshtė edhe krijimtaria poetike e De Rada Nisi tė
botojė qė herėt por krijimi qė i solli famėn si poet me talent tė shquar
ėshtė poema lirike-epike Kėngėt e Milosaos (1836), vepra e parė e
letėrsisė sonė me vlera tė mėdha artistike. Nė
qendėr tė veprės ėshtė historia e njė ēifti tė ri qė bashkohet pas shumė
pengesash. Autori nuk kufizohet me dėnimin e
paragjykimeve klasore qė pengonin lumturinė e tė rinjve; nė vepėr kumboi
ideja e detyrės ndaj atdheut dhe e gatishmėrisė pėr tė luftuar pėr mbrojtjen
e tij. Historia e dashurisė fatkeqe midis dy tė
rinjve nga rrethet aristokratike tė Shqipėrisė sė shekullit XV ėshtė edhe nė
qendėr tė poemės Serafina Topia, mbi tė cilėn poeti punoi nė vitet
1839-1843. I pakėnaqur nga puna e tij, De Rada kėtė subjekt e rimori
nė poemėn Pasqyra e njė jete njerėzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke
trajtuar nė tė njė problematikė mė aktuale pėr kohėn, luftėn kundėr
pushtuesit otoman. Vepra mė e rėndėsishme e De Radės ėshtė Skėnderbeu
i pafan,
tė cilėn e mbajti nė duar njė kohė tė gjatė (1837-1896). Nė vepėr janė shkrirė mjaft nga kėngėt dhe poemat qė kishte
botuar mė parė. Aty u shpreh nė mėnyrė mė tė plotė
dhe mė tė qartė patosi kombėtar qė kishte frymėzuar veprėn e De Radės Ndonėse
nuk ka njėsi veprimi dhe vazhdimėsi, poema jep njė tablo tė gjerė tė
Shqipėrisė nė shek. XV, tė bėmat e lavdishme tė
popullit, dashurinė e tij tė flaktė pėr jetė tė lirė dhe tė pavarur,
gjallėrinė e mahnitshme qė shfaqi pėrballė sulmeve tė egra tė armiqve.
Nė qendėr tė veprės ėshtė konflikti midis shqiptarėve dhe
osmanėve, dhėnė me anė skenash ku paraqiten beteja tė ashpra e tė furishme,
qė shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtėsitė shprehėse.
Heroi kombėtar shfaqet nė vepėr si burrė shteti i shquar dhe trim i rrallė,
qė diti me menēurinė dhe me heroizmin e tij tė ngrejė popullin e vet né
luftė ēlirimtare tė pashoqe. Nė karakteret e personazheve
tė tjera mishėrohet heroizmi dhe trimėria e shqiptarėve. Skėnderbeu i pafan ėshtė
kryevepra e De Radės nė tė u dukėn nė mėnyrė tė qartė veēoritė kryesore tė
talentit tė tij, si mjeshtėr i tablove tė gjera historike dhe i pėrshkrimit
me zotėsi tė botės sė brendshme tė heronjve, tė mendimeve dhe tė ndjenjave mė
tė thella e mė tė fshehta tė njeriut. Si poet,
sidomos nė Kėngėt e Milosaos, De Rada u ēmua lart edhe nga rrethet
letrare evropiane. De Rada luajti njė rol tė madh nė historinė e letėrsisė
shqiptare; ai ėshtė i pari qė shkroi vepra me frymė kombėtare. Figura e tij ngrihet si figura mė e kulluar dhe mė e fuqishme e
letėrsisė dhe e botės arbėreshe. Ndikimi i tij mbi
shkrimtarėt arbėreshė bashkėkohės ishte i madh; tradita poetike krijuar prej
tij vijon tė jetojė e pėrtėrirė edhe nė letėrsinė e sotme arbėreshe. Pas Ēlirimit nė Shqipėri janė botuar tė adoptuara veprat e tij
kryesore. Mban titullin "Mėsues i Popullit") |
|
|
/
/
/
bravenet.com