|
BAJVIT - biografi |
||
|
Ismail
Qemali |
||
|
|
Udhėheqės i shquar i Lėvizjes
Kombėtare Shqiptare dhe kryeministėr i parė i Shqipėrisė sė pavarur. Hero i Popullit.
Lindi
nė Vlorė nė njė familje ēifligare. Pasi kreu shkollėn
fillore nė qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mė
1859 u vendos me familjen e tij nė Stamboll, ku u aktivizua nė lėvizjen
patriotike shqiptare: mori pjesė nė pėrpjekjet pėr caktimin e njė alfabeti tė
pėrbashkėt tė gjuhės shqipe dhe pėr formimin e njė shoqėrie kulturore
shqiptare. Nė
Perandorinė Osmane pati funksione tė rėndėsishme administrative dhe u shqua
shumė shpejt si personalitet me pikėpamje liberale.
Postet e tij i pėrdori jo vetėm pėr tė ndihmuar lėvizjen ēlirimtare tė
bashkatdhetarėve, par edhe pėr tė lehtėsuar sado pak gjendjen e vėshtirė tė
popujve tė shtypur tė perandorisė duke luftuar kundėr obskurantizmit e
dallimit racor dhe duke pėrkrahur pėrhapjen e kulturės e tė dijeve shkencore.
Kėrkesat
e Ismail Qemalit pėr zbatimin e reformave demokratike e ēuan nė konflikt me
rrethet konservatore tė Stambollit. U dėnua nga Porta e Lartė
me internim, tė cilin e vuajti pėr 7 vjet. Nė maj
tė 1900, pėr t'u shpėtuar ndjekjeve tė Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe
qėndroi nė vise tė ndryshme tė Evropės, ku vendosi lidhje dhe bashkėpunoi me
rrethet politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ismail
Qemali zhvilloi njė aktivitet tė dendur politik pėr njohjen e Shqipėrisė nė
opinionin evropian. Ai shpalli botėrisht programin e tij
autonomist nė intervista e artikuj tė botuar nė shtypin shqiptar tė kohės dhe
nė organe tė huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit.
nė
pėrgjithėsi pėrputhej me atė tė ideologėve tė tjerė tė Rilindjes, por me disa
veēori nė lidhje me rrugėt e mjetet pėr sigurimin e autonomisė. Nė kėtė
etapė tė veprimtarisė sė tij ai mendonte tė vazhdohej rruga reformiste pėr
sigurimin e autonomisė nga lart, i shqetėsuar se mos kryengritjet i jepnin
shkas ndėrhyrjes sė huaj. Mori
pjesė aktive nė lėvizjen xhonturke, nė krahun pėrparimtar tė saj qė ishte pėr
njohjen e tė drejtave tė kombeve tė Perandorisė dhe u hodh kundėr xhonturqve
kur kėta morėn pushtetin dhe vendosėn diktaturėn ushtarake.
Nė
dhjetor tė 1908, me gjithė luftėn qė i bėnė autoritetet xhonturke, u zgjodh
deputet i sanxhakut tė Beratit nė parlamentin osman ku, sė bashku me grupin e
deputetėve patriotė, mbrojti interesat e kombit shqiptar.
Nė
kėtė kohė ai kaloi nė pozitat mė tė pėrparuara duke e konsideruar
kryengritjen e armatosur si mjet pėr sigurimin e autonomisė sė Shqipėrisė.
U
dallua si frymėzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane tė viteve
1910-1912. Sė bashku nie
L. Gurakuqin e patriotė tė tjerė hartoi memorandumin e Greēės tė qershorit
1911 dhe nė fund tė atij viti mori nismėn pėr organizimin e kryengritjes sė
pėrgjithshme tė 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike tė vendit
shkoi nė Stamboll pėr ta bindur qeverinė osmane t'u jepte shqiptarėve
autonominė. Pas fillimit tė Luftės sė Parė Ballkanike
ndėrmori sė bashku me L. Gurakuqin njė aksion tė ri politik pėr tė shpėtuar
atdheun. Nė mbledhjen e Bukureshtit mė 5 nėntor
1912 gjeti pėrkrahjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme dhe prej andej shkoi
nė Vjenė ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me
pėrfaqėsues diplomatikė tė Fuqive pėr tė shtruar e mbrojtur ēėshtjen
shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qė ekzistonin midis fuqive. Ai pėr
ēlirimin e plotė tė vendit. Mė 19 nėntor 1912 njoftoi nė
atdhe se do tė shpallej pavarėsia nga Kuvendi Kombėtar qė do tė mblidhej pėr
tė vendosur mbi tė ardhmen e vendit. U kthye me bashkėpunėtorėt e tij nė
Shqipėri. Nė Vlorė kryesoi mbledhjen e Kuvendit
Kombėtar qė shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912.
U
caktua kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme. Nė
politikėn e brendshme dhe tė jashtme tė qeverisė kombėtare u tregua i prirur
pėr kompromise me ēifligarėt, pėr tė pėrfituar nga ndikimi qė gėzonin kėta nė
shtresat e pasura e tė mesme, por edhe i vendosur pėr demokratizimin e jetės
sė vendit, i vėmendshėm kundrejt politikės sė Fuqive pėr tė shpėtuar atė qė
mund tė shpėtohej nė dobi tė atdheut, por i papajtueshėm me ēdo cenim nga ana
e tyre tė pavarėsisė e tė sovranitetit kombėtar, i lirė nga paragjykimet
kundrejt fqinjėve me tė cilėt kėrkonte tė kishte marrėdhėnie miqėsore, por
edhe kundėrshtar i rreptė i synimit tė tyre pėr tė copėtuar Shqipėrinė.
Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonėse nė kushte shumė tė vėshtira tė
brendshme e tė jashtme, mori njė varg masash nė fushėn e ekonomisė, tė
ndėrtimit shtetėror dhe tė kulturės kombėtare qė hapnin rrugėn e zhvillimit
demokratik tė atdheut. Mbrojti pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė
Kontrollit dhe pranė kancelarive tė Fuqive tė Mėdha tė drejtat e ligjshme tė
popullit shqiptar, tėrėsinė territoriale tė vendit. Nė tė
gjitha kėto veprime Ismail Qemali u tregua burrė shteti dhe diplomat
largpamės. Me politikėn e tij ngjalli kundėrshtimin e
rretheve konservatore e reaksionare ēifligare si edhe tė imperialistėve, tė
cilėt e rrėzuan qeverinė kombėtare tė kryesuar prej tij nė janar 1914.
Vitet
e fundit tė jetės sė tij tė kaluara nė mėrgim Ismail Qemali i pėrdori nė dobi
tė ēėshtjes shqiptare. Vdiq nė Itali. |
|
/
/
/
bravenet.com