BAJVIT - biografi

Ismail Kadare

 

 

KADARE Ismail.

Poet dhe prozator, njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Lindi mė 1936 nė Gjirokastėr, ku kreu mėsimet e mesme; mė 1958 mbaroi degėn e gjuhės e tė letėrsisė nė UT.

  Rrugėn e krijimtarisė letrare e nisi si poet qė nė vitet e gjimnazit, por u bė i njohur sidomos me vėllimin Shekulli im (1961), qė u pasua nga vėllimet e tjera poetike, si Pėrse mendohen kėto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra mė e shquar poetike e Kadaresė ėshtė poema liriko-epike Pėrse mendohen kėto male (1964) njė pasqyrim i pėrgjithėsuar artistik i rrugės dhe i fatit historik tė popullit shqiptar. Vepra poetike e Ismail Kadaresė shquhet pėr idetė e thella dhe pėr figuracionin e pasur e origjinal; ajo luajti rol me rėndėsi pėr pasurimin e poezisė shqiptare.

  Nė fushėn e prozės Ismail Kadaresė ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e frymės sė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin Kronikė nė gur (1970) bėri kritikėn e psikologjisė provinciale dhe tė traditave prapanike. Probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtėsia (1980). Veēantėsia e talentit tė Ismail Kadaresė u shfaq sidomos nė trajtimin nga njė kėnd i ri vėshtrimi i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė diti t'i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani Dimri i madh (1977). Veprat mė. mira tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur mirė nga publiku lexues.

 

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti