|
BAJVIT - biografi |
||
|
Isa
Boletini |
||
|
|
Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhėheqės i
lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim kombėtar, Hero i Popullit. Lindi nė fshatin Boletin
tė Mitrovicės, nė njė familje me tradita patriotike. Nė
moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė
betejėn e Slivovės (22.4.1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu
Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes
Shqiptare tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve
osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė. Mė
1901-1902 u vu nė krye tė qėndresės popullore nė Kosovė kundėr ndėrhyrjeve tė
Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e Austro-Hungarisė nė Shqipėri.
Pėr
kėtė arėsye u thirr nė Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri mė 1906.
Isa
Boletini pėrkrahu revolucionin xhonturk tė v.1908, ishte njė nga
organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol tė
rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu
kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqve.
U
dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore
antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi luftėtarėt nė
betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimje-Carralevė mė 1910,
mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė
zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė
Luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura
vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė.
Nė
ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah I.
Qemalit nė Vlorė dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura
pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913, si anėtar i
delegacionit shqiptar, sė bashku me I. Qemalin shkoi nė Londėr, ku protestoi
me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė.
Mė
vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore
kundėr pushtuesve tė rinj serbo-malazezė. Duke e kaluar
jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si
udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė
familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu
me fjalėt "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia".
Mė
23 janar u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė bashku me
tė bijtė Halili dhe Zahidi, nipėrit Jonuzin dhe Haliti dhe tre
luftėtarė tė tjerė. (F. M.) |
|
/
/
/
bravenet.com