|
BAJVIT - biografi |
||
|
Idriz
Seferi |
||
|
|
SEFERI Idriz (1847-1927). Atdhetar i dalluar, udhėheqės ushtarak popullor i Lėvizjes
Kombėtare. Lindi nė fshatin Sefer tė krahinės sė Karadakut nė Shkup nė
njė familje me tradita patriotike. Qysh nė moshė tė re
mori pjesė nė qėndresėn popullore kundėr shtypjes ekonomike e kombėtare qė
sollėn reformat e Tanzimatit. Mė 1875 u Mori
pjesė nė kuvendet e nė veprimet luftarake tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit dhe tė asaj tė Pejės. Ishte njė nga
udhėheqėsit kryesorė tė kryengritjes sė Kosovės tė 1916 dhe u shqua pėr
aftėsitė luftarake, si strateg popullor nė betejėn e Kaēanikut, si edhe nė betejat e
Karadakut (Drenogllavės) e tė Moravės. U dallua si njė ndėr udhėheqėsit
kryesorė edhe nė Kryengritjen e pėrgjithshme antiosmane tė 1912 nė
Kosovė, mori pjesė nė ēlirimin e Shkupit, Kumanovės, Gjilanit, Preshevės e
Ferizajt. Nė
tetor 1912 nė krye tė mijėra luftėtarėve shqiptarė luftoi kundėr pushtuesve serbomėdhenj nė rajonet e Bujanovcit,
Gollakut, Llapit e Kumanovės, ku i shkaktoi humbje tė ndjeshme armikut.
Udhėhoqi
ēetat kosovare nė luftė kundėr zgjedhės serbomadhe nė, vitet 1913-1915 dhe
kundėr pushtuesve bullgarė nė vitet 1916-1918. Vazhdoi
luftėn per ēlirimin kombėtar tė Kosovės e tė viseve tė tjera shqiptare nė
Jugosllavi deri nė fund tė jetės sė tij. |
|
/
/
/
bravenet.com