|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Haxhi
Zeka |
|||
|
|
Udhėheqės i shquar i Lėvizjes Kombėtare
Shqiptare, luftėtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane nė
Kosovė. Lindi mė 20 dhjetor nė fshatin Shoshan tė Malėsisė sė Gjakovės
prej nga u shpėrngul me familjen nė Pejė. Ishte
njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe njė nga
luftėtarėt mė tė vendosur pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e
tėrėsisė sė saj territoriale. Nė Kuvendin e parė tė
Lidhjes, mė 10 qershor 1878, u zgjodh anėtar i Komitetit Qendror tė saj.
Mori
pjesė, si komandant ushtarak, nė krye tė forcave tė Lidhjes nė aksionin e
Gjakovės, nė shtator 1878 kundėr Mehmet Ali Pashės. Krahas
udhėheqėsve tė tjerė politikė e ushtarakė tė Lidhjes luftoi nė fund tė
1879-ės dhe nė fillim tė 1880-ės pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė kundėr
forcave tė Malit tė Zi. Nė pranverėn e vitit 1881
mori pjesė nė betejat kundėr ushtrisė sė Dervish pashės.
Sė
bashku me Sulejman Vokshin, Haxhi Zeka mė 1884-1885 udhėhoqi kryengritjet
antiosmane tė shqiptarėve tė Kosovės, qė synonin tė rimėkėmbnin Lidhjen dhe
tė vinin nė jetė idetė e saj autonomiste. Mė 1893.
Haxhi
Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen qė pėrfshiu Pejėn, Gjakovėn e
vise tė tjera tė Kosovės kundėr dhunės ekonomike e politike tė sunduesve
osmanė. Pėr veprimtarinė e tij atdhetare, mė 1893 u
thirr nė Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri nė vitin 1896.
Mė
1896-1900 u vu nė krye tė luftės sė popullit shqiptar pėr autonominė e
Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit.
Udhėhoqi
qėndresėn e armatosur popullore qė shpėrtheu nė Kosovė nė vitin 1897 dhe
themeloi "Besėlidhjen shqiptare"(1897). Nė
bashkėpunim me Komitetin Shqiptar tė Stambollit tė kryesuar nga Sami Frashėri
dhe atdhetarėt e tjerė brenda dhe jashtė atdheut, Haxhi Zeka organizoi mė
23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejės qė themeloi Lidhjen Shqiptare tė Pejės dhe
u zgjodh kryetar i Komitetit tė saj. Nė prill-maj 1899 mori masat pėr thirrjen e
njė Kuvendi tjetėr tė pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare mbajtja e tė cilit u
pengua nga Porta e Lartė. Pa marrė parasysh
kundėrshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive tė Mėdha e tė qarqeve
shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi pėrpjekjet pėr forcimin e Lidhjes
gjatė gjithė vitit 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atė. Mė
21.2.1902 Haxhi Zeka u vra nė Pejė pabesisht nga njė agjent i vėnė nga qarqet
shoviniste serbe, qė patėn edhe pėrkrahjen e autoritete osmane. |
|
|
/
/
/
bravenet.com