BAJVIT - biografi

Hasan Tahsini

 

TAHSINI Hasan (1811-1881).

Atdhetar i madh i Rilindjes sonė kombėtare, filozof dhe mendimtar i shquar nė fusha tė ndryshme tė diturisė, si astronomi, matematikė, psikologji etj.

  Bir i njė fshatari nga Ninati i Sarandės, Hasan Tahsini qė nė vogėli u dha pas mėsimit e diturisė, mbaroi shkollėn e ulėt nė fshat dhe vazhdoi pastaj mėsimet nė njė nga medresetė mė tė dėgjuara tė Stambollit. Pėr gjerėsinė e diturive qė zotėronte, si dhe pėr aftėsitė e tij intelektuale ai u caktua rektor i Universitetit tė posahapur tė Stambollit. Ai bėri kėrkime nė fusha tė ndryshme tė shkencave natyrore, qė i paraqiti nė mjaft artikuj dhe libra shkencorė nė gjuhėn turke, midis tė cilėve dallohen "Psikologjia" dhe "Bazat e astronomisė". Njohuritė dhe tė dhėnat qė pėrmbajnė kėta libra, janė nga mė tė pėrparuarat pėr kohėn dhe i dhanė autorit tė tyre emrin e njė dijetari tė shquar nė Perandorinė Osmane. Veprimtaria e Hasan Tahsinit pėr pėrhapjen e diturive shkencore, qė vinin nė kundėrshtim me botėkuptimin zyrtar fetar-idealist ra nė sy tė autoriteteve shtetėrore e fetare dhe shumė shpejt ai u pushua nga puna si rektor e u ndoq nga Universiteti.

  Jeta dhe veprimtaria e Hasan Tahsinit u karakterizua jo vetėm nga interesi i tij pėr shkencat natyrore, por dhe nga dashuria e zjarrtė pėr atdheun dhe popullin e tij. Hasan Tahsini, ashtu si rilindėsit e tjerė tė shquar, e kuptoi se njė nga fushat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe lartėsimin e popullit tė saj, ishte ajo e shkrimit tė gjuhės shqipe dhe e pėrhapjes sė diturisė nė gjuhėn shqipe. Pėr kėtė ai qysh nė vitet '60 tė shek. XIX, nė bashkėpunim dhe me patriotė tė tjerė, si Kostandin Kristoforidhi, filloi tė mendojė e tė punojė pėr krijimin e shoqėrive qė do tė punonin pėr pėrhapjen e diturisė midis shqiptarėve dhe pėr hartimin e njė alfabeti tė ri tė gjuhės shqipe. Ėshtė i njohur projekti i tij i alfabetit tė gjuhės shqipe me 30 bashkėtingėllore dhe 3 zanore, i hartuar nė fillim tė viteve '70. Mė pas Hasan Tahsini mori pjesė nė komisionin qė hartoi alfabetin e Stambollit.

  Hasan Tahsini u ndoq nga fanatikėt dhe reaksionarėt edhe pėr veprimtarinė e tij patriotike, bile ai njohu dyert e burgut tė sulltanit. Por asgjė nuk e largoi Hasan Tahsinin nga bindjet e tij shkencore dhe nga veprimtaria e tij patriotike.

 

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti