|
BAJVIT - Biografi |
|||
|
Hasan
Prishtina |
|||
|
|
Patriot e
demokrat revolucionar i shquar qė luftoi pėr lirinė e pavarėsinė e Atdheut,
pėr demokratizimin e jetės sė vendit, pėr ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbomadhe
dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi nė Vuēiternė nė njė familje
patriote. Studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr
shkencat politiko-juridike. Nė vitet 1908-1912 u
zgjodh tri herė deputet nė parlamentin osman, tė cilin e pėrdori si tribunė
pėr mbrojtjen e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Nė fillim tė vitit 1912 sė bashku me I. Qemalin ishte ndėr
nismėtarėt pėr organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė Armatosur nė
Shqipėri ku u shqua si udhėheqėsi kryesor. Nė vitin
1913 u ngarkua me detyrėn e ministrit nė qeverinė kombėtare tė Vlorės.
Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės" u
zgjodh anėtar i tij, ndėrsa nė dhjetor tė vitit 1919 komiteti e ngarkoi si
kryetar tė delegacionit tė tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku do tė
kėrkonte bashkimin me shtetin kombėtar shqiptar tė Kosovės e tė viseve tė
tjera shqiptare nė Jugosllavi. Mori
pjesė aktive nė pėrgatitjen dhe organizimin e Kongresit tė Lushnjės 1920 dhe
nė prill tė vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrės nė parlamentin shqiptar. Nė dhjetor tė vitit 1921 kryesoi njė ndėr qeveritė mė demokratike
tė vendit. Hasan Prishtina ishte njė nga drejtuesit
e organizatorėt kryesorė tė lėvizjes antizogiste tė shkurt-marsit 1922.
Gjatė viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundėrshtar i
vendosur i reaksionit tė brendshėm. Shquhet si
luftėtar pėr mbrojtjen e "Zonės neutrale"tė Junikut nga
forcat serbe dhe ato zogiste, si udhėheqės i lėvizjes nacionalēlirimtare dhe
i ēetave kryengritėse nė Kosovė kundėr sundimit serb. Hasan Prishtina mori
pjesė aktive nė pėrgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez tė
Qershorit tė vitit 1924 , luftoi pėr vėnien nė jetė
tė programit tė qeverisė demokratike tė dalė nga ky revolucion. Nė shtator tė
vitit 1924 nė krye tė njė delegacioni nė emėr tė komitetit "Mbrojtja
Kombėtare e Kosovės" shkoi nė Lidhjen e Kombeve nė Gjenevė ku protestoi
kundėr barbarizmave mbi popullsinė shqiptare tė qarqeve shoviniste serbe nė
Kosovė. Pas dėshtimit tė revolucionit tė 1924-ės u largua jashtė Atdheut.
Gjatė tėrė kohės nė mėrgim (1925-1933) qėndroi nė krahun mė
tė pėrparuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. E
vazhdoi luftėn kundėr regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundėr
tiranisė zogiste nė Shqipėri dhe zgjedhės shoviniste serbomadhe nė Kosovė.
Nėn drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Ēlirimit
tė Kosovės" i cili veproi jashtė vendit krahas Komitetit tė Ēlirimit
Nacional. Hasan Prishtina luftėn ēlirimtare nė
Kosovė u pėrpoq ta lidhė e ta bashkėrendojė me luftėn e popujve tė shtypur
ballkanikė. Disa herė u bė nismėtar i bashkėpunimit me pėrfaqėsuesit
dhe organizatat nacionalēlirimtare tė Maqedonisė, tė Bosnjės, tė Kroacisė e
tė tjerė qė vuanin nėn zgjedhėn e regjimeve shoviniste tė huaja. Hasan
Prishtina kėrkonte respektimin e tė drejtave kombėtare tė tė gjithė popujve ballkanikė
gjė qė do tė arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombėtare nė bazė tė
parimit tė vetėvendosjes, duke pėrjashtuar ēdo formė tė hegjemonisė sė njėrit
ndaj tjetrit. Katėr herė armiqtė organizuan kundėr tij
atentate me armė. Dy herė e burgosėn pushtuesit
serbė e bullgarė. Gjashtė herė e dėnuan me vdekje
xhonturqit, feudali e vegla e Serbisė Esat Toptani, qarqet shoviniste
serbomadhe dhe tri herė qeveria e A. Zogut. Mė 14
gusht 1933 u vra nė Selanik me atentat nga agjentėt e A. Zogut nė bashkėpunim
me qeverinė jugosllave. Hasan Prishtina kalėnė njė
varg artikujsh si edhe kujtimet e tij pėr kryengritjen antiosmane tė 1912 qė
kanė vlerė pėr historinė e lėvizjes sonė kombėtare e demokratike. Nė vitin 1977 eshtrat e tij u sollėn nga Selaniku nė Shqipėri. |
|
|
/
/
/
bravenet.com