BAJVIT - biografi

Haki Stėrmilli

 

 

STĖRMILLI Haki (1895-1953).

   Shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi nė Dibėr tė Madhe. ku mori mėsimet e para; kreu gjimnazin turk nė Manastir. Nė vitet 1920-1924 hyri nė lėvizjen demokratike dhe u bė njė ndėr drejtuesit e shoqėrisė "Bashkimi". Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit 1924 si emigrant politik nė Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkė, e vijoi luftėn kundėr regjimit zogollian dhe bashkėpunoi nė faqet e "Lirisė kombėtare" dhe "Federacioni Ballkanik". Mė 1930 policia jugosllave ua dorėzoi autoriteteve tė A. Zogut qė e dėnoi me burgim. Haki Stėrmilli mori pjesė si partizan nė Luftėn NĒL, ishte anėtar i KANĒ-it.

  Hapat e parė nė letėrsi i bėri nė fillim tė viteve 20, me drama ("Dibranja e mjerueshme", 1923, "Dashuni e besnikri"1923, etj.), nė tė cilat i bėhet jehonė luftės heroike tė dibranėve kundėr shovinistėve serbė. Shkroi edhe librin "Burgu" (1935). Vepra e tij mė e shquar ėshtė romani Sikur t'isha djalė (1936), ku kritikohen rreptė despotizmi familjar, normat e moralit sundues qė ndrydhnin personalitetin e femrės shqiptare. Romani u prit mirė nga shtresat demokratike dhe shpejt u bė njė nga veprat mė tė lexuara tė kohės. Mė 1968 u botua romani Kalorėsi i Skėnderbeut. Nė tė dy kėto vepra autori ka bėrė pėrpjekje pėr njė pasqyrim me vėrtetėsi tė jetės, por nuk i ka shpėtuar njė fryme sentimentaliste. Problematika e re e gjeti pasqyrimin nė dramėn pėr fėmijė "Trashėgimtarėt tanė" (1950), ku trajtohet pjesėmarrja e fėmijėve krahas tė mėdhenjve nė luftėn kundėr zgjedhės fashiste. Mbajti njė ditar qė u botua me titullin «Shtigjeve tė lirisė» (1966), me vlera njohėse e letrare. Nė tė autori rrėfen pėr ngjarje tė rėndėsishme tė historisė sė Luftės NĒL nė vitet 1943-1944, pėr patriotizmin dhe heroizmin e popullit. Haki Stėrmilli la tė papėrfunduara disa vepra letrare e historike.

 

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti