|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Gjon
Buzuku |
|||
|
|
Autori i
parė i njohur gjer tani i letėrsisė shqiptare, shqipėruesi i njė libri
kishtar, qė ėshtė quajtur "Meshar", (1555) mė e vjetra vepėr shqipe
e botuar qė ka arritur. Ishte prift katolik, famullitar i njė kishe nė Shqipėrinė
Veriore jo aq larg nga vendi i botimit, ndofta nė trevėn e Ulqinit e tė
Tivarit. Kopja e librit qė ka arritur ėshtė e
cunguar, i mungojnė 16 faqet e para, ndėr to edhe fleta e ballit.
Pėrmban
lėndė tė ndryshme kishtare dhe pjesėt kryesore tė liturgjisė katolike.
Kjo
pėrmbajtje flet pėr pėrdorim tė gjuhės shqipe nė shėrbesat fetare, lidhur siē
duket me pėrpjekjet pėr pėrdorimin krahas latinishtes edhe tė gjuhėve amtare,
pėrpjekje tė pėrftuara nėn shtysėn e Reformės. Meshari
ėshtė botuar
me alfabetin latin tė tipit gjysmėgotik, i zakonshėm nė atė kohė nė Italinė
Veriore Kryesisht pėr tingujt e shqipes qė nuk i ka latinishtja (g, gj, th,
dh, z, x, i) ka edhe pesė shkronja tė posaēme, qė kanė pėrgjasim me disa
shkronja tė alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek njė traditė mjaftė tė
konsoliduar tė shkrimit tė shqipes, tė cilėn do ta vijojnė edhe autorėt
pasardhės tė Shqipėrisė Veriore. Qenia e njė tradite letrare tė mėparshme
shfaqet edhe nė gjuhėn relativisht tė pėrpunuar tė veprės.
Nė
pasthėnie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashėse qė e kanė frymėzuar, dėshira
e tij pėr tė ndritur mendjen e bashkatdhetarėve. Nė
veprėn e Buzukut gjejmė ndonjėherė edhe pjesė tė njė proze tregimtare me
vlera letrare, tė shkruara me gjuhė tė qartė dhe tė kuptueshme.
Bie
nė sy puna e tij, ose e traditės sė, mėparshme, pėr pasurimin e shqipes me
fjalė tė reja, nė mes tė cilave ka mjaft fjalė tė sferave tė jetės mendore.
Si
vepėr e parė shqipe e njohur, "Meshari" ka rėndėsi tė madhe pėr
historinė e kulturės, nė mėnyrė tė veēantė pėr historinė e shqipes sė shkruar
dhe tė letėrsisė shqiptare. Ėshtė dėshmi e shqipes nė
shek. XVI, nė njė fazė kur nuk ishin zhvilluar
ende njė pjesė e dallimeve dialektore tė mėvonshme. Me
gjuhėn nė njė masė tė mirė tė standardizuar e tė kodifikuar, si koine letrare
qė u ngjiz e u zhvillua me veprat e autorėve tė Veriut nė shekujt XVI -
XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi njė etapė tė re nė lėvrimin e shqipes si
gjuhė e shkruar kulture. |
|
|
/
/
/
bravenet.com