BAJVIT - biografi

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu

 

 

SKĖNDERBEU Gjergj Kastrioti (1405-17.1.1488).

Heroi Kombėtar i shqiptarėve, strateg e burrė shteti i madh, qė udhėhoqi luftėn pėr pavarėsi kundėr pushtimit osman, pėr bashkimin politik-shtetėror tė popullit shqiptar; njė nga figurat e shquara tė historisė sė shek. XV nė plan ndėrkombėtar.

  Pinjoll i njė familjeje tė madhe sunduese feudale, Skėnderbeu ishte mė i vogli i katėr djemve tė Gjon Kastriotit. Fėminia e tij bie nė vitet kur vėrshimet grabitqare osmane erdhėn duke u shtrirė nė tokat shqiptare qė nga Jugu drejt Veriut, duke i imponuar vendit njė regjim qė sillte njė rėndim tė pėrgjithshėm ekonomik-shoqėror tė masave popullore tė vendit. Nėn kėto goditje u gjendėn qysh herėt edhe zotėrimet e Kastriotėve, qė shtriheshin nė Shqipėrinė Qendrore-Lindore. Lufta kundėr kėtij pushtimi me rrjedhime shkatėrrimtare qė vinin nė rrezik gjithė zhvillimin e arritur nga vendi si dhe tė ardhmen. e popullit shqiptar, pėrbėnte pėrmbajtjen kryesore dhe detyrėn themelore tė jetės dhe veprimtarisė sė Skėnderbeu, si dhe tė gjithė epokės qė mori prej tij, si figurė qendrore, emrin.

  Ndėrsa ka mjaft tė dhėna arkivale pėr veprimtarinė e Skėnderbeu, janė tė pakta tė dhėnat pėr jetėn e tij personale e sidomos pėr rininė dhe periudhėn e parė tė veprimtarisė sė tij deri mė 1443, qė, mbetet ende mjaft e errėt. Burimi kryesor dhe mė i rėndėsishmi, ėshtė vepra e shqiptarit Marin Barleti; tė dhėnat kanė ardhur duke u vėrtetuar, plotėsuar dhe korrigjuar nė njė varg rastesh edhe nga shumė burime tė tjera, midis tyre edhe osmane.

  Skėnderbeu lindi mė 1405, siē mund tė llogaritet nga data e saktė e vdekjes, 17.1.1468, kur ai, sipas Barletit, ishte 63 vjeē; -nuk mund tė thuhet se cili nga zotėrimet e Kastriotėve ishte vendlindja e tij. Nga burime tė ndryshme vėrtetohet e dhėna e Barletit se pasi kishte qenė dorėzuar peng qysh mė parė (1410) njė vėlla mė i madh, u dorėzua edhe Gjergji nė moshė tė njomė, bashkė me dy vėllezėr tė tjerė. Ky dorėzim mund tė ketė ndodhur pas vitit 141 7, kur osmanėt me marrjen e Krujės u vendosėn tashmė nė mėnyrė tė qėndrueshme nė Shqipėrinė Qendrore. Nė oborrin e Mehmetit I dhe mandej tė Muratit II, Gjergji hyri dhe u edukua nė radhėt e «Iē - Ogllanėve», ku, pėr tė zhveshur vendet e pushtuara nga forcat mė tė afta drejtuese, djemtė e sunduesve tė nėnshtruar pėrgatiteshin nė mėnyrė tė veēantė pėr funksionet e ardhshme si qeveritarė tė bindur e sidomos nė ato vende, ku sundimtarėt osmanė hasnin nė qėndresėn e popullsisė. Gjergji u shqua qysh herėt pėr aftėsitė e tij tė mėdha; nė fushata tė ndryshme ushtarake tė osmanėve nė, Ballkan dhe nė Azinė e Vogėl ai fitoi pėrvojė tė madhe ushtarake. Duke pėrqafuar Islamin, me emrin e ri «Skėnderbej» qė e mbajti vetė gjatė gjithė jetės dhe me tė cilin u bė i njohur nė gjithė botėn, ai arriti nė poste tė larta nė radhėt e feudalėve ushtarakė osmanė.

  Largimi nga familja nuk e shkėputi Skėnderbeun nga vendlindja ku ai mund tė kthehej kohė mė kohė, dhe nga fatet e saj. Familja e Kastriotėve, edhe pse e shtrėnguar gjithnjė e mė fort prej presionit osman, ruajti ende pėr njė kohė, deri mė 1430, si vasale e sulltanit, zotėrimet e veta duke pritur ashtu si edhe sundimtarė tė tjerė shqiptarė, rrethana mė tė favorshme pėr tė hedhur poshtė sundimin e huaj. Nė fakt ajo vazhdonte ta konsideronte Gjergjin gjithmonė si pjesėtar tė saj e bashkėsundimtar me tė drejta tė plota dhe e pėrfshiu emrin e Gjergjit nė njė varg veprimesh qė zhvilloi nė vitet 20-30, mė 1420 nė marrėveshjen tregtare me Raguzėn, mė 1426 nė aktet e dhurimit tė disa fshatrave pėr njė manastir nė malin Atos, si dhe mė vonė mė 1437, kur i ati kėrkonte mbrojtjen e Venedikut dhe mė pas tė Raguzės. Kjo ndodhte kur nė tė njėjtėn kohė (1428) dihej se ai, siē thoshte vetė i ati, «ishte bėrė turk e mysliman» dhe kishte marrė urdhėr prej sulltanit tė sulmonte zotėrimet e Venedikut dhe tė atit. Mė 1430 pas njė inkursioni shkatėrrimtar, Kastriotėt humbėn thuajse gjithė zotėrimet qė iu nėnshtruan tani regjimit tė timareve, kurse edhe Gjoni vetė u detyrua tė pėrqafonte islamin. Por pėr tė qetėsuar qėndresėn e fortė qė haste nė kėto zona kufitare Veri-Perėndimore mė tė largėta tė pushtimeve tė tyre, Murati II i la Gjon Kastriotit njė pjesė tė vogėl tė zotėrimeve tė dikurshme nė formėn e njė ziameti - Krahinėn e Mysjes nė Perėndim tė Krujės deri nė bregdet. Vetė Skėnderbeu u emėrua po pėr kėtė qėllim qeveritar (subash) i vilajetit tė Krujės, ku iu la gjithashtu njė feud mė vete.

  Vala e kryengritjeve popullore qė pat pėrfshirė pas v.1432 viset jugore, u shtri edhe nė viset e posanėnshtruara nė Veri; kėto rrethana e nxitėn Gjon Kastriotin tė vihej pėrsėri nė lėvizje. Nė kėtė periudhė Kastriotėt sulmuan Krujėn, por pėrpjekja nuk pati sukses. Situata nė ish zotėrimet e tyre mbeti e turbullt; edhe pse vetė Skėnderbeu nuk pėrmendet nė kėto ngjarje kryengritėse me emėr, nuk mund tė dyshohet se ai ishte i lidhur me veprimin e tė atit. Pėr kėtė flet fakti qė Muratit II iu shtuan dyshimet kundrejt Skėnderbeu; pas vdekjes sė Gjonit (1437) atij iu mohua trashėgimi i ziametit tė Mysjes, pėr tė cilin ngriti pretendime, madje iu hoq edhe feudi qė kishte pasė mbajtur dhe mė nė fund u largua mė 1438 edhe nga posti i qeveritarit tė vilajetit tė Krujės. Kėsaj situate Kastriotėt u pėrpoqėn t'i pėrgjigjeshin duke kėrkuar mbėshtetje tek Venediku dhe Raguza. Po kėsaj kohe i pėrkasin ndoshta edhe kontaktet e para me mbretėrinė e Napolit. Me kėto masa Skėnderbeu dhe Stanisha qė kishin mbetur nga tė katėr djemtė, pėrgatiteshin pėr perspektivėn e njė aksioni qė do tė zbatohej mė vonė, nė kushte mė tė favorshme. Pas v.1439, emrin e Skėnderbeu nuk e gjejmė tė pėrmendet mė nė tokat shqiptare; sic duket, Murati II qė e kishte sjellė pėr tė qetėsuar zotėrimet e paqeta tė Kastriotėve, e largoi tani nga Shqipėria, siē bėri nė tė njėjtėn kohė edhe me njė pinjoll tė njė shtėpie tjetėr sunduese, Jakup Bej Muzaka. Ka mundėsi qė Skėnderbeu tė ketė qenė dėrguar si sanxhakbej nė njė zonė jo tė largėt tė gadishullit Ballkanik.

  Pėrvoja e 30 vjetėve tė parė tė shek. XV i kishte treguar Skėnderbeu gatishmėrinė e masave popullore pėr tė luftuar, po i kishte treguar edhe se lufta e veēantė e zotėruesve tė ndryshėm feudalė si edhe kryengritjet popullore nė krahinat e ndryshme veēmas, sado tė fuqishme qė kishin qenė, nuk ishin nė gjendje tė ndalnin pushtimin osman dhe tė ēlironin vendin. Po ashtu ishte bėrė e qartė pėr Skėnderbeu se sulltani nuk lejonte nė asnjė mėnyrė qė zotėrimet e Kastriotėve tė mbeteshin tė bashkuara qoftė nė formėn e njė ziameti mė vete nė kuadrin e Sanxhakut shqiptar, qė ishte formuar mė 1431.

  Kėto ishin rrethanat nė tė cilat u zhvillua ajo kthesė vendimtare dhe filloi ajo etapė e re mė e lartė nė luftėn kundėr pushtimit osman dhe nė gjithė historinė e Shqipėrisė qė lidhet me emrin dhe veprėn e Skėnderbeu Kjo kthesė qė zhvillohet nė vitet 1443-1444, i ka rrėnjėt nė kushtet objektive e subjektive tė brendshme, por u favorizua edhe nga disa rrethana tė jashtme.

  Pėrparimi osman nė viset qendrore tė Ballkanit drejt Danubit, pushtimi i serbėve mė 1439, goditjet e njėpasnjėshme kundėr Mbretėrisė Hungareze, e detyruan kėtė tė kalonte qė nga v.1442 nė njė politikė kundėrsulmesh tė fuqishme kundėr osmanėve. Pėrfaqėsues i kėsaj politike u bė Janosh Huniadi , i cili pas Skėnderbeu u bė njė nga figurat mė aktive tė luftės antiosmane. Nėn udhėheqjen e tij, njė ushtri hungareze kaloi nė vjeshtė tė v.1443 Danubin. Pėr t'i siguruar asaj mbėshtetje nė kėto vise, u zhvillua njė veprimtari e gjallė diplomatike, nė tė cilėn u pėrfshi edhe Shqipėria. Nė dritėn e tė dhėnave duhet tė mendohet se edhe Skėnderbeu ishte nė dijeni tė asaj qė po pėrgatitej, ndonėse emri i tij nuk pėrmendet. Qėndrimi i Skėnderbeu nė betejėn e Nishit nė ditėt e para tė nėntorit 1443, ku forcat osmane pėsuan disfatė, nuk ishte njė veprim i lindur spontanisht, por rezultat i njė plani tė paramenduar. Nė kėtė ndeshje nė tė cilėn mori pjesė me repartet e veta si gjithė sanxhakbejlerėt e tjerė, Skėnderbeu u tėrhoq me forcat shqiptare qė kishte me vete, ose qė mundi tė mblidhte. I pajisur me njė ferman qė ia mori me forcė, siē na thonė shumė burime, sekretarit tė vulės sė Bejlerbeut, me shpejtėsi tė rrufeshme Skėnderbeu mori rrugėn e kthimit pėr nė atdhe, rrugėn e kryengritjes sė hapur kundėr sulltanit.

  Gjithēka varej tani nga vendosmėria e shpejtėsia e veprimit, pėr tė ngritur nė kėmbė masat, pėr tė zėnė nė befasi garnizonet armike nė vend, pėr t'u marrė atyre kalatė, pikėmbėshtetjet e tyre tė fuqishme nė tė katėr anėt e vendit. Faktori vendimtar qė e lehtėsoi planin e Skėnderbeu ishte pėrgjigja qė gjeti qė nė hapat e para ky veprim nė tokat shqiptare. Mobilizimi masiv i forcave qė filloi sė pari nė Dibėr dhe erdhi duke u zgjeruar prej andej valė-valė nė gjithė vendin, ishte prova se kėtu ishte fjala pėr njė veprim qė u kthye brenda pak kohėve nė njė kryengritje tė pėrgjithshme. Nė kėtė gjenin shprehje aspiratat dhe interesat e shtresave mė tė gjera tė shoqėrisė shqiptare - tė masave fshatare mbi tė cilat rėndonte prej kohėsh pesha kryesore e sundimit tė huaj, por edhe tė asaj pjese tė klasės feudale qė ishte shpronėsuar tashmė ose nė rrezik tė shpronėsohej me zgjerimin e mėtejshėm tė pushtimit osman. Nė muajt e parė tė kthimit, Skėnderbeu zhvilloi njė veprimtari tė ethshme, tė palodhshme dhe vendimtare deri nė skajet mė tė largėta. Brenda 3 muajsh u morėn kalatė e mėdha dhe u ēlirua principata e Kastriotėve si dhe pjesa mė e madhe e trevave shqiptare prej viseve nė Veri tė Matit deri nė Dibėr, Rekė e Polog, deri nė Ēermenikė e Malet e Mokrės, nė krahinat midis luginės sė epėrme tė Devollit e Semanit. Bashkė me viset deri atėherė tė papushtuara nė verilindje tė Drinit si dhe nė Kosovė, kėto zona pėrbėnin pjesėn kryesore tė trojeve tė banuara prej shqiptarėve.

  Se sa lart e ēmonte Skėnderbeu gatishmėrinė luftarake tė masave popullore, tregojnė fjalėt qė ai i tha popullit, sipas Barletit, nė ēastet solemne kur nė kėshtjellėn e Krujės sė ēliruar, mė 28 nėntor 1443 u ngrit pėrsėri flamuri i Kastriotėve me shqiponjėn e zezė dykrenore me fushė tė kuqe; qė u bė tani e tutje flamuri historik i luftėrave pėr liri i popullit shqiptar: "Lirinė nuk jua solla unė, por e gjeta kėtu nė mes tuaj... armėt nuk jua ngjesha unė, por ju gjeta tė armatosur, lirinė e kishit kudo, nė kraharor, nė ballė, nė shpatė, nė ushtat"

  Duke nxjerrė mėsime nga pėrvoja e dhjetėra vjetė luftimesh e dėshtimesh nė plan shqiptar dhe ndėrkombėtar dhe duke u pėrgatitur pėr tė ardhmen, Skėnderbeu vuri tani nė jetė pėrfundimin e madh, qė u bė guri themeltar i gjithė veprimtarisė sė tij si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak nė vitet e ardhme, se pa kapėrcyer pozitat e vjetruara politike tė pėrēarjes sė vendit nė njė varg zotėrimesh tė veēanta, pa krijuar njė bazė politiko-ushtarake tė organizuar e tė qėndrueshme, pa bashkėrenditur veprimet e brendshme me lėvizjet antiosmane qė organizoheshin nė plan tė jashtėm, lufta nuk do tė kishte perspektivėn e fitores. Ishte merita e madhe e Skėnderbeu qė u bė shprehėsi dhe zbatuesi mė i qartė, mė i ndėrgjegjshėm dhe i vendosur i kėsaj domosdoshmėrie qė impononte situata objektive.

  Pas fitoreve tė para tė v.1443-44 filluan gjithnjė e mė tė forta kundėrgoditjet e ushtrive osmane, tė cilat niseshin nga bazat e tyre tė mėdha nė portat e trojeve shqiptare, nė Ohėr, Manastir, Kostur e Shkup me forca gjithnjė e mė tė mėdha, me ekspedita tė organizuara vit pėr vit me njė rregullsi tė paramenduar, nė kohėn e mbjelljeve e tė korrave, pėr tė shterur forcat njerėzore dhe mundėsitė ekonomike tė vendit. Detyrės mė urgjente, organizimit sa mė efektiv tė mbrojtjes sė vendit, i shėrbeu thirrja e Kuvendit nė Lezhė (2.3.1444) dhe themelimi i njė besėlidhjeje tė sundimtarėve shqiptarė si organ politik dhe krijimi i njė arke lufte pėr tė mbajtur ushtrinė e pėrbashkėt tė Lidhjes.

  Me autoritetin e vet si udhėheqės i kryengritjes sė pėrgjithshme dhe nismėtar i mbledhjes, si pėrfaqėsues i njėrės nga principatat mė tė rėndėsishme tė vendit nga pikėpamja politike dhe ushtarake-ekonomike, Skėnderbeu mundi t'u imponohej sundimtarėve feudalė dhe pėrfaqėsuesve tė krahinave tė vetėqeverisura pėr tė kapėrcyer divergjencat qė kishin midis tyre. Lidhja e Lezhės u bė kėshtu i pari bashkim politik nė shkallė mbarėshqiptare qė njihet nė historinė e Shqipėrisė. Skėnderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komandant i saj i pėrgjithshėm. Nėn udhėheqjen e Skėnderbeu ushtria qė ai organizoi, kaliti e komandoi, u bė njė armė e fuqishme tejet e shkathėt pėr mbrojtjen e vendit. Tokat shqiptare pėr mė se 25 vjet mundėn t'u bėnin ballė vėrshimeve tė njėpasnjėshme, betejave masive, bllokadave dhe rrethimeve qė organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II, tė mbiquajtur "pushtues tė botėve", pėr tė zhdukur kėtė vatėr qėndrese e front tė ri qė u hap nė brinjėn e tyre perėndimore, nė njė kohė kur vėmendja e osmanėve ishte drejtuar para sė gjithash drejt Veriut, Danubit. Nė Shqipėri dėshtoi politika e tyre e frikėsimit, e mbėshtetur nė epėrsinė numerike dhe tė armatimit.

  Duke shfrytėzuar veēoritė e terrenit shqiptar, luftėn tradicionale popullore dhe duke e kombinuar si mjeshtėr i artit luftarak me operacione tė mėdha strategjike-taktike dhe ndeshje frontale, Skėnderbeu kundėrshtarin e lodhur me pusi e kurthe, alarme e shqetėsime tė vazhdueshme, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme dhe e shkatėrronte pėrfundimisht. Me kėtė strategji tė mbrojtjes aktive, me parimin "mbrohu duke sulmuar", ai arriti rezultate tė shkėlqyera me njė ushtri relativisht tė vogėl, duke vėnė nė jetė parimin e tij "se kush nuk ėshtė nė gjendje ta mundė armikun me njė ushtri prej 10-12000 vetash, nuk do tė mund ta bėnte kėtė as edhe me njė ushtri shumėfish mė tė madhe". Kjo ushtri bashkonte vrullin e njė ushtrie popullore me pėrvojėn e reparteve tė zgjedhura, tė specializuara pėr detyra tė veēanta tė njė ushtrie tė qėndrueshme, tė rroguar, me komandantė tė dalė nga radhėt e popullit qė u rritėn e u kalitėn bashkė me ushtrinė nėn komandėn e Skėnderbeut.

  Me kėto forca komanda shqiptare arriti tė fitonte dhjetėra beteja kundėr ushtrive kufitare osmane. Fushat e Pologut, tė Dibrės, tė Ohrit e tė Domosdovės, grykat dhe luginat e Drinit e Shkumbinit sidomos nė vitet 1444-48, 1450-56, 1462-65, fushat e Ujit tė Bardhė (1457), tė Livadit pranė Ohrit (1462), tė Vajkalit (1465) etj. u bėnė sheh disfatash tė ushtrive tė rėndėsishme osmane.

  Me kėto koncepte taktike-strategjike Skėnderbeu arriti tė prapste e thyente edhe forcat kolosale tė ushtrive perandorake tė llogaritura nė mbi 100.000 veta, qė erdhėn me Muratin nė krye pėr rrethimin e Sfetigradit (1448) dhe tė Krujės (1450), si dhe me Mehmetin II pėr rrethimin e dytė e tė tretė tė saj mė1466-1467.

  Taktika e shkatėrrimit sistematik tė vendit, masakrat masive tė zbatuara sidomos nga Mehmeti II (nė Ēidhnė u vranė mė 1467 mėse 10000 pleq, gra e fėmijė), nxitja e lėkundjeve dhe konflikteve midis anėtarėve tė Lidhjes Shqiptare nuk mundėn tė pėrēanin bashkimin e formuar me Skėnderbeu nė krye. Kėto momente kritike udhėheqėsi i luftės mundi t'i pėrballonte me sukses, sepse kishte mbėshtetjen masive e tė qėndrueshme nga ana e shtresave tė gjera sidomos tė fshatarėsisė, qė shihnin nė luftėn konsekuente tė udhėhequr nga Skėnderbeu rrugėn mė tė efektshme pėr tė pėrballuar rrjedhimet shkatėrrimtare tė luftės. Uniteti politik dhe ai ushtarak kushtėzonin njėri-tjetrin. Kryetari dhe komandanti i Lidhjes sė Lezhės, i cili nė njė fazė tė parė nuk kishte qenė veēse «njė i parė midis tė barabartėve», u detyrua tani tė ndėrhynte kur qe nevoja, nė interes tė luftės sė pėrbashkėt, nė zotėrimet e aleatėve tė tij, duke cenuar autonominė e tyre, ēka ēoi, sidomos nė vitet 50, nė konflikte me Arianitėt, Muzakėt, Dukagjinėt, ndonėse ishin tė lidhur me lidhje farefisnie me Kastriotėt, madje midis vetė kėtyreve, konflikte qė shkuan deri nė tradhti (M. Golemi 1456, Hamza Kastrioti 1457 etj.). Kėto rrethana e detyruan Skėnderbeu tė merrte masa energjike madje duke vėnė dorė mbi tokat e tyre dhe duke marrė masa shtrėngimi, deri edhe dėnimi me vdekje.

  Me njė evolucion tė brendshėm, besėlidhja e sundimtarėve shqiptarė filloi tė kthehej nė njė aparat shtetėror, nė njė shtet tė pėrqendruar, qė kishte si bėrthamė qendrore zotėrimet e Kastriotėve. Nė gjirin e klasės sunduese, nė kėto kushte, pozita kryesore nė aparatin politik-shtetėror e ushtarak kaluan kryesisht nė duart e feudalėve tė vegjėl, tė cilėt qėndronin besnikėrisht prapa pėrfaqėsuesit tė pushtetit qendror. Qė nga fundi i viteve 50, nė vartėsinė e kėtij shteti hynė edhe zotėrimet e njė vargu sunduesish qė ishin pėrpjekur tė ruanin pozitėn e vet duke kėrkuar mbėshtetje nė forca tė jashtme.

Formimi i kėtij shteti ishte njė hap i rėndėsishėm pėr bashkimin politik tė shqiptarėve, edhe pse nuk pėrfshinte gjithė trojet shqiptare; jashtė tij mbeteshin viset nė Jug tė vijės Seman-Vjosė ku prapa krahėve tė osmanėve gjendeshin njė varg zonash tė lira qė pėrbėnin vatra qėndrese, pjesė tė luftės sė pėrgjithshme. Principata e Kastriotėve nėn sundimin e Skėnderbeu pėrfshiu kėshtu nė njė shtet politikisht tė pavarur pjesėn mė tė madhe tė trojeve shqiptare tė papushtuara nga osmanėt. Duke iu referuar historisė Skėnderbeu e deklaronte veten si pasardhės e vazhdues i veprės sė bashkimit politik, qė kishin ndėrmarrė nė fund tė shek. XIV sundimtarėt nga dinastia e Balshajve.

  Fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit tė pėrqendruar shqiptare bėri atė njė faktor politik e ushtarak tė rėndėsishėm aktiv edhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

  Lufta qė zhvillohej nė Shqipėri ishte pjesė e asaj lufte pėr liri me tė cilėn popujt e Evropės Juglindore, e midis tyre nė radhė tė parė shqiptarėt, duke gozhduar forca tė mėdha nė trojet e tyre u bėnė njė ledh mbrojtės kundėr vėrshimit shkatėrrues tė agresionit osman.

  Pėr Skėnderbeun ishte e qartė se njė nga kushtet ndihmėse pėr zhvillimin e luftės antiosmane nė Shqipėri ishte bashkėpunimi me forcat e jashtme, tė interesuara pėr t'iu kundėrvėnė vėrshimit osman. Qė mė 1443-44 e mė tej mė 1448-56 Skėnderbeu krijoi lidhje me Huniadin pėr tė arritur njė front tė pėrbashkėt nė Kosovė, dhe pėr tė ndihmuar forcat hungareze qė luftonin nė Belgrad. Nuk munguan gjithashtu lidhje bashkėpunimi me sundimtarėt e fundit ballkanas, mbretin e Bosnjės, despotėt e Serbisė dhe tė Artės, me kryepeshkopin e Ohrit, tė cilėt qenė nė fakt ata mė tė interesuar tė pėrfitonin nga lufta qė zhvillohej nė Shqipėri. Vėmendje u kushtoi Skėnderbeu sidomos pėrpjekjeve pėr tė tėrhequr nė njė bashkėpunim efektiv shtetet perėndimore mė tė afėrta Republikėn e Venedikut, Mbretėrinė e Napolit, Papatin e Romės, duke llogaritur se ishte vetė interesi i kėtyre shteteve qė tė ndihmonin aktivisht, materialisht e ushtarakisht luftėn nė Shqipėri pėr tė siguruar krahėt nga sulmet osmane prej Ballkanit. Por kėto shtete synonin vetėm tė pėrfitonin nga lufta e popujve ballkanas, duke ua lėnė atyre gjithė barrėn e duke i pėrcjellė me fjalė tė mira e urime. Republika e Venedikut i trembej pėrforcimit tė Lidhjes Shqiptare e tė pozitės sė Skėnderbeut qė mund tė vinin nė rrezik zotėrimet e saj nė Shqipėri. Ajo bėri kundėr Skėnderbeu njė luftė tė fshehtė qė synonte vrasjen e tij dhe pėrēarjen e Lidhjes dhe arriti deri nė luftėn e hapur nė dy fronte, tė kombinuar nga osmanėt mė 1445. Edhe kur Republika hyri nė luftė me sulltanėt mė 1463 dhe u lidh me marrėveshje me Skėnderbeun dhe Hungarinė, ajo e konsideronte luftėn nė Shqipėri vetėm si njė aksion pėr tė lehtėsuar frontin e saj nė Peloponez. Skėnderbeu i dėnoi ashpėr kėto qėndrime sidomos nė situatėn e vėshtirė tė rrethimit II e III tė Krujės (1466-67), duke deklaruar se "nuk kishte besuar qė mund tė ekzistonte njė shpirtligėsi e tillė siē e treguan kėta priftėrinj" dhe se "duhej luftuar mė tepėr kundėr kėtyre se kundėr turqve". Edhe Mbretėria e Napolit ishte e interesuar ti hapte rrugėn ekspansionit tė saj drejt Mesdheut Lindor, me anė traktatesh tė lidhur me njė varg sundimtarėsh ballkanas, me traktatin e Gaetės tė pėrfunduar mė 1451 me Skėnderbeun, Alfonsi V i Aragonės i premtonte sundimtarit shqiptar ndihmėn ushtarake financiare kundėr osmanėve, ndėrsa Skėnderbeu po tė plotėsohej ky kusht do tė njihte Alfonsin si kryezot, me cilėsinė e vasalit pėr tokat qė do tė ēliroheshin me forca tė pėrbashkėta. Ky bashkėpunim qė nuk cenonte politikėn e pavarur tė Skėnderbeut, mbeti pa u realizuar; lufta qė synonte Skėnderbeu. kėrkonte njė angazhim tėrėsor tė forcave qė Alfonsi s'kishte ndėrmend ta bėnte.

  Njė orvatje tė dytė pėr tė angazhuar Napolin dhe aleatėt e tij, Milanon, Papatin, nė njė aksion tė pėrbashkėt kundėr osmanėve, bėri Skėnderbeu nė vitet 1460-62 me ekspeditėn ushtarake nė ndihmė tė Ferdinandit kundėr baronėve kryengritės nė Italinė e Jugut, duke treguar qartė, siē ishte qėllimi i tij, vlerėn luftarake tė forcave shqiptare pėr atė aksion. Nė mendimin politik tė njerėzve mė tė qartė tė kohės po bėhej gjithnjė e mė e dukshme rėndėsia e Shqipėrisė si kryeurė pėr kalimin e osmanėve drejt Perėndimit. "Invazioni i Europės ėshtė i sigurt, shkruante nė kėtė kohė njė ushtarak anglez, sepse s'ka fuqi qė mund tė bėjė rezistencė po tė bjerė kėshtjella shqiptare". Ndėrgjegjja pėr funksionin evropian tė luftės sė shqiptarėve gjeti shprehje nė planet qė u hartuan nė konferencėn e disa shteteve evropiane nė Mantova me 1458 si dhe mė vonė mė 1464, kur u hodh ideja pėr njė front tė gjerė politik e ushtarak antiosman, qė do tė pėrfshinte Burgonjėn e disa shtete kryesore italiane, Shqipėrinė dhe Hungarinė si dhe kundėrshtarėt e Mehmetit II nė Azi. Por politika dritėshkurtėr veēanėrisht e shteteve italiane bėri qė tė dėshtonin kėto plane. Pėr kėtė funksion evropian tė luftės sė shqiptarėve ishte i ndėrgjegjshėm vetė Skėnderbeu kur i deklaronte njė princi italian se "po tė mos ishte lufta jonė, ato vende qė thoni se janė tuajat, do tė kishin rėnė prej kohėsh nė duart e turqve".

  Skėnderbeu vdiq i sėmurė nė Lezhė, ku do tė organizohej njė kuvend i krerėve shqiptarė, dhe u varros po aty.

  Personaliteti i Skėnderbeu si burrė shteti, strateg e mjeshtėr i artit ushtarak dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princėrit feudalė bashkėkohės tė Perėndimit. Luftėtar i thjeshtė midis luftėtarėve, ai luftonte me «mėngė tė shpėrvjelura», nė krye tė njė kalorėsie qė vepronte me shpejtėsi tė jashtėzakonshme nė krahasim me ushtritė e rėnda feudale, bartės i njė emri me famė botėrore, ai «Ishte i veshur si njė njeri i varfėr»; si burrė shteti ai nuk njihte intrigat politike dhe armėn e fshehtė tė parasė, armėt karakteristike tė kohės. Mishėrues i traditave mė tė larta tė popullit tė tij, ai ishte shprehės i asaj force vitale tė jashtėzakonshme qė ka manifestuar kurdoherė populli shqiptar.

  Figura e Skėnderbeu sintetizon njė epokė tė tėrė tė historisė kombėtare shqiptare; luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (1380-1479), pėr mbrojtjen e tokės, tė lirisė, tė pavarėsisė sė vet. Me kėtė luftė iu vunė themelet e qėndrueshme asaj ndėrtese qė brezat e ardhshėm e ēuan deri nė fund - bashkimit tė popullit shqiptar nė shtetin e tij kombėtar.

  Si simbol i njė lufte tė lavdishme pėr liri, si strateg i madh e mjeshtėr i artit luftarak, figura e Skėnderbeu tėrhoqi gjatė shekujve vėmendjen e historianėve, ushtarakėve, tė burrave tė shtetit, tė njerėzve tė artit dhe tė fantazive krijuese tė popujve. Kėtu e kishte burimin ajo literaturė shumėgjuhėshe qė u botua dhe vazhdon tė botohet pėr tė nė tė katėr anėt e botės. Figura e Skėnderbeu dhe lufta qė udhėhoqi ai u bė njė burim i madh frymėzimi gjatė luftėrave ēlirimtare dhe sidomos gjatė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Si ruajtėse, vazhduese dhe kurorėzuese e thesarit tė traditave historike-patriotike e revolucionare, Shqiptarėt e mbajtėn lart kėtė flamur gjatė luftėrave dhe e bėnė Skėnderbeu njė figurė tė madhe mobilizuese, i dhanė atij vendin e nderit qė ai e mban e do ta mbajė kurdoherė.

SKĖNDERBEU NĖ LETĖRSINĖ BOTĖRORE

   Figura e Skėnderbeut ka tėrhequr vėmendjen jo vetėm tė historianėve, por edhe tė shkrimtarėve. Prej autorėsh tė vendeve dhe tė epokave tė ndryshme historike janė shkruar njė mori veprash letrare nė gjini dhe lloje tė ndryshme. Krijimet e para kushtuar Skėnderbeut janė dy vjersha latinisht prej autorėsh italianė, miq tė M. Barletit, i cili i vuri nė krye tė botimit tė parė tė veprės sė tij pėr heroin. Kėto u pasuan nė shek. XVI nga njė radhė krijimesh poetike, ndėr tė cilat mė tė njohura janė sonetet e poetėve tė Rilindjes, si francezi P. Ronsar (1576), qė ngre lart bėmat e Skėnderbeut dhe anglezi E. Spenser (1596), i cili e krahason Skėnderbeun me njerėzit e mėdhenj tė lashtėsisė. Nė prozėn artistike tė kėsaj kohe Skėnderbeu u shfaq nė romanin « Tmerri i turqve» (1548) i italianit Antonio Posenti. Kujtimi i luftėrave heroike tė Skėnderbeut vijoi tė gjente jehonė nė veprat letrare edhe tė shek. XVII. E kėsaj kohe ėshtė poema «Skėnderbeida» (botuar nė Romė mė 1623) e poeteshės sė njohur italiane Margerita Sarroki, qė e vizatoi Skėnderbeun si hero tė vėrtetė dhe kalorės fisnik. Cilėsitė morale tė Skėnderbeut si luftėtar i pamposhtur i lartėsuan nė veprat e tyre edhe: gjermani Jakob Kokert («Kėngė mburrėse», 1643) dhe francezi Zhan Bysier (poema «Skėnderbeu», 1658). Figurės sė Skėnderbeut nė kėtė epokė iu sollėn edhe dramaturgėt. Autori i njohur anglez K. Marlou shkroi veprėn «Historia e vėrtetė e Gjergj Kastriotit». Rrugėn e tij e ndoqėn edhe dramaturgė tė shumtė nga disa vende tė Evropės, si Spanja, Italia, Franca, Suedia, Polonia, Greqia etj., tė cilėt i tėrhoqi jeta plot peripeci e ngjarje tė vrullshme e Skėnderbeut. U hartuan njė varg dramash, tragjedish dhe librete pėr opera dhe balete. Shkrimtari i madh spanjoll Lopes de Vega shkroi veprėn « Princi Skėnderbeg», qė i takon llojit tė «komedive tė famshme», tė cilin e lėvruan edhe dramaturgė tė tjerė. Po nė shek. XVII figura e Skėnderbeut u dha temėn dy prozatorėve: francezit Yrben Shevro («Skėnderbeu, 1644) dhe njė autori anonim rus («Tregime pėr Skėnderbeun, princin shqiptar»).

   Kur kėrcėnimi otoman ndaj Evropės filloi tė pakėsohej, vėmendjen e shkrimtarėve qe nga fundi i shek. XVII nisėn ta tėrheqin ngjarjet dhe episodet intime vetjake. Lindi kėshtu romani me elemente tė letėrsisė kalorsiake, gjė qė u pėrgjigjej kėrkesave ideore tė rretheve tė larta shoqėrore. E tillė ėshtė vepra «Skėnderbeu i madh» (Amsterdam, 1688) e njė autoreje anonime dhe romani i vėllimshėm «Skėnderbeu ose aventurat e princit tė Shqipėrisė» botuar nė Paris mė 1732. Po nė kėtė kohė botohen drama tė tjera me temė nga Skėnderbeu: nė Angli «Skėnderbeu ose dashuri dhe liri» (1747) e Tomas Uinkopit, «Skėnderbeu» i Uiljam Havardit dhe «Heroi i krishterė» i Xhorxh Lilosė, nė tė cilat shtrohej problemi i detyrės sė individit dhe i udhėheqjes ndaj atdheut. Kėsaj kohe i pėrkasin disa drama hartuar prej autorėsh italianė e francezė, si «Trimėritė e princit Skėnderbe, mundėsit tė Sulltan Muratit» (1730) e Anton Xambonit, « Skėnderbeu princ i Shqipėrisė» (1770) e Mauricio Gerardinit dhe «Skėnderbeu» (1786) e Pol Debyjsonit. Vendi i rėndėsishėm qė fitoi drama nė trajtimin e kėsaj teme dha dorė qė figura e heroit nga skena e teatrove dramatike tė kalojė nė repertorin e aktorėve shėtitės anglezė dhe gjermanė. Kjo bėri qė emri i heroit kombėtar shqiptar tė fitonte njė popullaritet edhe mė tė madh.

  Me vrullin e lėvizjeve ēlirimtare kombėtare qė shpėrthyen nė Evropė nė shek. XIX pati njė ringjallje tė interesimit pėr personalitetin e Skėnderbeut. U botuan njė varg veprash artistike: drama « Ēlirimi i Greqisė» (1821) e gjermanit Karl Sondershauzen, nė qendėr tė sė cilės ėshtė figura e Skėnderbeut, drama « Skėnderbeu» (1835) prej suedezit F. G. Rudbek, «Skėnderbeu, poemė heroike» (1824) e poetit romantik gjerman Fridrih fon Nidda. Rreth gjysmėshekulli mė pas poeti revolucionar maqedonas Grigor Perliēev shkroi dramėn nė vargje «Skėnderbeu» (1861), nė tė cilėn Skėnderbeun e dha si udhėheqės tė madh tė shkrirė me popullin. Ndėr romanet e pakta kushtuar Skėnderbeut duhen pėrmendur romani i Antonio Xonkadės, pjesėmarrės i lėvizjes garibaldine, vepėr e cila shquhet nga fryma e theksuar demokratike qė duket nė pasqyrimin e heroit tonė si udhėheqės thellėsisht popullor, «Kapiteni i jeniēerėve» (1887) i anglezit Xh. Ludllou, «Pėr jetėn» i shkrimtarit polak Tomas Jazh. Nė Francė Skėnderbeu u bė hero i dramave historike tė autorit neoklasicist Gijom K. Perlyse dhe tė Rogatien Forresė. Por vepra mė e goditur pėr Skėnderbeun nė letėrsinė botėrore ėshtė poema me tė njėjtin titull e Henri Longfellout (1873). Pėrkthimi mjeshtėror i Fan S. Nolit e bėri atė pėr shqiptarėt veprėn mė tė njohur prej njė autori tė huaj pėr Skėnderbeun.

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

//

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti