|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Ēerēiz
Topulli |
|||
|
|
Atdhetar e veprimtar i shquar
i Rilindjes, udhėheqės i luftės sė armatosur tė ēetave kundėr sunduesve
osmanė pėr ēlirimin kombėtar tė vendit. Hero i Popullit.
Lindi
nė Gjirokastėr. Mjedisi familjar nė tė cilin u rrit e
sidomos vėllai mė i madh Bajo Topulli, ndikuan nė formimin e tij si atdhetar
i vendosur. Mori pjesė nė veprimtarinė e Komitetit tė
Fshehtė «Pėr lirinė e Shqipėrisė» nė Gjirokastėr.
Nė
prill tė 1907 komandoi ēetėn e armatosur qė vepronte nė Shqipėrinė e Jugut, e
sidomos nė krahinat e Gjirokastrės dhe tė Korēės. Me
vendim tė Komitetit tė Gjirokastrės, anėtarė tė ēetės sė tij vranė nė fillim
tė marsit 1908 nė Gjirokastėr komandantin turk tė xhandarmėrisė.
Drejtoi Luftėn e Mashkullorės
mė 18 mars 1908. Nė
thirrjen "Nga malet e Shqipėrisė" drejtuar bashkatdhetarėve tė tij
dhe botuar nė janar 1907 nė gazetėn "Shpresa e Shqipėrisė" Ēerēiz
Topulli pasi dėnonte grabitjet e administratės osmane kėrkonte qė Shqipėria
tė shkėputej nga Perandoria Osmane dhe tė bėhej e lirė dhe e pavarur. Ai
shprehte bindjen se e vetmja rrugė pėr ēlirimin e Shqipėrisė ishte ajo e
kryengritjes sė pėrgjithshme tė armatosur, dhe ftonte gjithė shqiptarėt tė
ngriheshin me armė nė dorė nė luftėn pėr lirinė e Shqipėrisė.
Pas
fitores sė revolucionit xhonturk tė 1908, Ēerēiz Topulli punoi pėr formimin e
klubeve shqiptare dhe pėr ēeljen e shkollave shqipe nė viset e
ndryshme tė vendit. Nė shoqėritė dhe klubet patriotike mbrojti
interesat e kombit dhe tė vegjėlisė. Pas Shpalljes sė
Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 Nėntor 1912 u vu nė shėrbim tė qeverisė sė I.
Qemalit dhe luftoi pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė atdheut. U vra
mė 15 korrik nė Fushėn e Shtoit (Shkodėr) nga forcat e pushtuesve
malazezė. Mė 1937 eshtrat e Ē. T. u vendosėn nė
Gjirokastėr. |
|
|
/
/
/
bravenet.com