|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Azem
Galica |
|||
|
|
GALICA Azem
(1889-1924). Luftėtar i shquar popullor pėr ēlirim
e bashkim kombėtar, pėr njė regjim shtetėror demokratik nė Shqipėri,
organizator i lėvizjes sė armatosur nė Kosovė kundėr pushtuesve tė ndryshėm
gjatė viteve 1912 - 1924. Veprimtarinė
e tij patriotike e filloi nė vitet 1910-1912, kur mori pjesė nė kryengritjet
antiosmane. Pas shpalljes sė Pavarėsisė luftoi nė
fillim, mė 1912-1915 kundėr pushtuesve serbė, dhe mė pas, mė 1915-1918 kundėr
pushtuesve austriakė e bullgarė. Gjatė Luftės sė Parė
Botėrore drejtoi luftėn e ēetave kundėr rivendosjes nė Kosovė tė pushtetit tė
borgjezisė serbomadhe. Pati pėrkrah tij deri nė fund
gruan e vet Shote Galica. Sipas direktivave tė Komitetit "Mbrojtja
Kombėtare e Kosovės", nė vitin 1919 mori pjesė nė organizimin dhe
drejtimin e Kryengritjes sė Rrafshit tė Dukagjinit, mė 1921-1923 mbrojti Zonėn
Neutrale tė Junikut, qė shėrbente si bazė e kryengritėsve tė Kosovės e tė
Malėsisė dhe pėrkrahu kryengritjen e malėsorėve tė Shqipėrisė sė Veriut
kundėr regjimit reaksionar feudo-borgjez. Nė vitin 1924 Azem Galica
dėrgoi luftėtarė pėr tė marrė pjesė nė Revolucionin demokratik-borgjez tė Qershorit.
Vdiq nga plagėt qė mori nė luftimet e pėrgjakshme tė korrikut 1924, pėr
mbrojtjen e zonės sė lirė tė Drenicės, "Arbanisė sė vogėl".
|
|
|
/
/
/
bravenet.com