|
BAJVIT - biografi |
|||
|
Ali Pashė Tepelena |
|||
|
|
Sundimtar i fuqishėm feudal nė
Shqipėrinė Jugore, themelues i Pashallėkut faktikisht autonom tė Janinės,
kryengritės kundėr pushtetit tė Portės Osmane nė Shqipėri.
Lindi nė Tepelenė nė njė familje feudalėsh ushtarakė dhe u
dallua shumė shpejt pėr aftėsitė e tij dhe pėr energjinė me tė cilėn ndoqi
planet e veta ambicioze pėr t'u bėrė sundimtar i vetėm i vendit duke pėrdorur
gjithė mjetet, dhunėn, dinakėrinė, po aq sa edhe lidhjet familjare me
feudalėt e tjerė Orvatjet e Ali Pashė Tepelenės pėr tė krijuar nė vitet 1812-1819
njė besėlidhje me sundimtarėt feudalė tė Shqipėrisė sė V e sidomos me
Bushatllinjtė me qėllim qė tė pėrballonin bashkėrisht politikėn centraliste
tė filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanė rezultat. Rivaliteti midis Vezirit tė Janinės dhe atij tė Shkodrės e shpuri
Mustafa Pashė Bushatlliun tė merrte haptazi anėn e Portės, kur kjo filloi tė
mente masa ushtarake kundėr qeveritarit tė Janinės, qė ishte bėrė tashmė
tepėr i rrezikshėm dhe po tregonte haptazi synimet e tij pėr t'u bėrė i
pavarur nga Porta. Nė vitet 1820-22 Ali Pashė
Tepelena filloi luftėn pėr mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave tė
Perandorisė Osmane dhe me kėtė filloi faza mė e lartė e veprimtarisė sė,
sundimtarit shqiptar pėr tė shkėputur zotėrimet e veta nga vartėsia e
Perandorisė. Ai ndihmoi pėr kėtė qėllim edhe
lėvizjet ēlirimtare tė popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit
grek, sė cilės i dha ndihmė tė madhe si nė vitet e pėrgatitjes, ashtu edhe
gjatė vitit tė parė tė zhvillimit tė saj. Por
aleanca luftarake e lidhur me kryengritėsit grekė tė Etolisė e Akarnanisė nuk
mundi tė zhvillohej mė tej, ajo u sabotua nga krerėt e kėsaj lėvizjeje.
Megjithėse forcat e Ali Pashė Tepelenės nė kėto kushte u
ndodhėn vetėm pėrballė ushtrive osmane qė u dėrguan kundėr Pashallėkut tė
Janinės, Ali Pashė Tepelena i bėri ballė rrethimit pėr njė vit e gjysmė.
I braktisur mė nė fund edhe nga tė bijtė dhe sundimtarė tė tjerė krahinorė,
Ali Pashė Tepelena bėri njė qėndresė kėmbėngulėse, deri sa i ngujuar nė njė
ishull tė Liqenit tė Janinės, u vra mė nė fund me tė pabesė. Politika e Ali Pashė Tepelenės qė synonte autonominė dhe
bashkimin e krahinave shqiptare nėn sundimin e pashallėkut tė Janinės, mė nė
fund dhe lufta e tij e hapur kundėr sulltanit, e thelluan mė tej hendekun
midis shqiptarėve dhe sundimtarėve osmanė dhe ndihmuan pėr tė pėrgatitur
truallin pėr njė etapė tė re mė tė lartė tė lėvizjes ēlirimtare antiosmane tė
popullit shqiptar pėr Rilindjen Kombėtare. |
|
|
/
/
/
bravenet.com