BAJVIT - biografi

Ali Pashė Gucia

 

 

 

 

GUCIA Ali Pashė ( ? -1885).

 

Veprimtar i lėvizjes antiosmane tė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX dhe veēanėrisht i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pronar ēifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia. Mori pjesė nė kryengritjet qė shpėrthyen malėsorėt e veriut kundėr politikės tanzimatiste gjatė viteve 60 tė shek. XIX. Kundėrshtar tepėr aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Njė ndėr nismėtarėt e themelimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe njė nga figurat e dalluara tė Kėshillit Kombėtar tė saj. Ali pashė Gucia ishte njė nga udhėheqėsit kryesorė tė rrymės centriste, qė kėrkonte luftė kundėr shovinistėve fqinjė pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut, pėr njė ballafaqim tė matur me Portėn e Lartė pėrsa u pėrket tė drejtave tė autonomisė sė Shqipėrisė. Pėr vendosmėrinė e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar tė Shtabit Ushtarak pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė. Nė muajt e fundit tė veprimtarisė sė Lidhjes Ali pashė Gucia u bind se autonomia nuk mund tė fitohej pa luftė kundėr Portės sė Lartė, por megjithatė nuk u shkėput nga partizanėt e rrymės sė moderuar. Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare, sulltani e kurseu Ali pashė Gucinė, madje e emėroi mytesarif tė Pejės. 4 vjet mė vonė, u vra me njė atentat, tė organizuar, sipas zėrave tė asaj kohe, nga vetė qeveritarėt e Stambollit.

 

 

 

 


/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/


Web Hosting · Blog · Guestbooks · Message Forums · Mailing Lists
Easiest Website Builder ever! · Build your own toolbar · Free Talking Character · Email Marketing
powered by a free webtools company bravenet.com

BAJVIT - biografi untitled
viviti